Bota

Mustafa: Ende ka hapësirë për marrëveshje me VV-në, s’lejojmë të nënçmohemi

26 Dhjetor 2019, 19:47 Nga DOSJA
Mustafa: Ende ka hapësirë për marrëveshje me VV-në,

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka reaguar sot pas konsituimit të legjislaturës së 7 në Kuvendit e Kosovës. I ftuar në emisionin “Rubikon” ka thënë se Vetëvendosje (VV) nuk e ka derën të mbyllur nga partia e tij dhe mund të ulen sërish në negociata.

Jo pse ne kemi ndonjë nevojë të veçantë apo të domosdoshme që të bashkëqeverisim, por sepse qytetarëve të Kosovës u duhet një qeveri. Mirëpo në asnjë rast nuk do të lejojmë që LDK-ja të nënçmohet.

Ne kemi thënë që do të pranojmë se do të heqim dorë nga secila Ministri e jona mirëpo vota jonë pastaj lidhet me një program qeverisës, me sigurinë qeverisëse, që ajo qeveri të udhëhiqet mirë dhe mbi të gjitha duhet të komunikojmë”, ka thënë Mustafa.

Sot është themeluar legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por sot, LDK tha se heq dorë nga kreu i Kuvendit, duke ofruar një marrëveshje të palëkundur për 5 ministri dhe presidentin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re e kosoves isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re e kosoves

Sondazh

Poll