Bota

Gjesti që nuk u pa nga kamerat, PDK dhe AAK vendosin flamurin shqiptar para deputetëve të VV (VD)

26 Dhjetor 2019, 16:38 Nga DOSJA
Gjesti që nuk u pa nga kamerat, PDK dhe AAK vendosin flamurin shqiptar para

KOSOVË- Në Kuvendin e Kosovës u mbajt sot seanca konstituive, ku u bëtuan deputetët e rinj dhe u zgjoh kryetari e 5 nënkryetarët.

Gjatë betimit, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovë dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë vendosur flamurin kombëtar para deputetëve të Vetëvendosjes, duke ja kujtuar gjestin që këta të fundit bënin gjithmonë në betimin në Kuvend.

Ishte Ganimete Musliu nga PDK dhe Time Kadrijaj nga AAK, ato që i vendosën flamujt para deputetëve të VV-së.

Sot është themeluar legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por sot, LDK tha se heq dorë nga kreu i Kuvendit, duke ofruar një marrëveshje të palëkundur për 5 ministri dhe presidentin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni flamuri tek deputetet e vv qeveria e re e kosoves flamuri tek deputetet e vv qeveria e re e kosoves

Sondazh

Poll