Rajoni

VIDEO/ ‘Tym i zi’ nga LDK dhe VV/ S’ka marrëveshje, Kosova 3 muaj pa qeveri, Kurti: Dje u bëra propozimin e fundit

  • Isa Mustafa i përgjigjet Albin Kurtit: Negociatat s’kanë dështuar, jemi gati të ulemi
  • Çfarë pritet në ndodhë nesër në Kosovë? Skenarët për qeverinë e re
  • Kreu i LVV, Albin Kurti ka njoftuar se negociatat me partinë e Isa Mustafës për një koalicion qeveritar kanë dështuar. Teksa sqaron edhe detajet e tjera të propozimit, kreu i LVV ka bërë të qartë se lëshime të tjera për formimin e një koalicioni qeverisës, partia që ai drejton nuk ka mundur e s'ka dashur që të bëjë. 

    KOSOVË– S’ka marrëveshje mes VetëVendosjes dhe Lëvizjes Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i LVV, Albin Kurti, i cili ka njoftuar se negociatat me partinë e Isa Mustafës për një koalicion qeveritar kanë dështuar. 

    Në një deklaratë për shtyp, Kurti ka treguar se dy ditë më parë i kishte dërguar LDK-së ofertën e fundit me tre pika, të cilën partia e radhitur e dyta nga zgjedhjet e 6 tetorit e kishte refuzuar. 

    Pika e I: Dihet që Lëvizja VetëVendosje si parti e parë i takon kryetari i parë dhe nënkrytari i parë. LDK-së i takon nënkryetari i dytë. Le ta bëjmë rokadën mes kryeparlamentarit dhe nënkryetarit të Dytë të Kuvendit: Kryeparlamentarin e merr LDK, ndërkaq nënkryetarin e dytë VetëVendosje! Kësisoj LDK ka kryeparlamentarin kurse LVV dy nënkryetarët. Pika e II: Çështjen e presidentit e lëmë më së miri për më vonë. Mirëpo nëse LDK insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominim nga LDK që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet një ministri; ajo e punëve të Brendshme, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Nominimi i LDK-së për kandidatin për President, bëhet pasi të mos të mos kemi gjetur një figurë konsensuale jashtëpartiake, kurse kur të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij ose të saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i LVV. Pika e III: Sipas kërkesës së LDK-së, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndahet, me ç’rast ministria e Kulturës i kalon asaj të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërkaq Sporti i kalon ministrisë së Shëndetësië. Pakicat joserbe e marrin Ministrinë e Zhvillimit Rajonal ose të Pushtetit Lokal, kurse pakica serbe Ministrinë për Komunitete,”-thotë ndër të tjera Kurti. 

    Teksa sqaron edhe detajet e tjera të propozimit, kreu i LVV ka bërë të qartë se lëshime të tjera për formimin e një koalicioni qeverisës, partia që ai drejton nuk ka mundur e s’ka dashur që të bëjë. 

    FJALA E ALBIN KURTIT: 

    Kisha planifikuar që sot të takoja deputetët e pakicave dhe ta mbajmë edhe  Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes! Mirëpo, këto u pamundësuan nga refuzimi i mbrëmshëm i ofertës time për koalicionin qeverisës, duke na dërguar nesër në Kuvendin e Republikës së Kosovës pa marrëveshje për qeverinë. Të dashur qytetarë të Kosovës, është obligimi i im moral e politik; shtetëror dhe kombëtar; qytetar e njerëzor që t’ju njoftoj se në seancën inaguruese të legjislaturës së shtatë, do të shkojmë pa dakordim për qeverinë. Marrëveshjes për programin qeverisës nuk kemi mundur t’ja bashkangjesim edhe atë për ndarjen e përgjegjësive. Oferta ime e parmbrëmshme, pra e datës 23 dhjetor 2019, u refuzua dje. Ajo i kishte tre pika dhe afatin deri në mesnatën e mbrëmshme.

    Pika e I: Dihet që Lëvizja VetëVendosje si parti e parë i takon kryetari i parë dhe nënkrytari i parë. LDK-së i takon nënkryetari i dytë. Le ta bëjmë rokadën mes kryeparlamentarit dhe nënkryetarit të Dytë të Kuvendit: Kryeparlamentarin e merr LDK, ndërkaq nënkryetarin e dytë VetëVendosje! Kësisoj LDK ka kryeparlamentarin kurse LVV dy nënkryetarët.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pika e II: Çështjen e presidentit e lëmë më së miri për më vonë. Mirëpo nëse LDK insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominim nga LDK që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet një ministri; ajo e punëve të Brendshme, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

    Nominimi i LDK-së për kandidatin për President, bëhet pasi të mos të mos kemi gjetur një figurë konsensuale jashtëpartiake, kurse kur të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij ose të saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i LVV.

    Pika e III: Sipas kërkesës së LDK-së, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndahet, me ç’rast ministria e Kulturës i kalon asaj të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërkaq Sporti i kalon ministrisë së Shëndetësië. Pakicat joserbe e marrin Ministrinë e Zhvillimit Rajonal ose të Pushtetit Lokal, kurse pakica serbe Ministrinë për Komunitete.

    Të nderuar qytetarë të Republikës, kanë kaluar 80 ditë nga zgjedhjet e 6 tetorit  dhe po bëhet një muaj nga vertifikimi i rezultateve, të cilat e nxorën Lëvizjen tonë fituese. Përgjatë këtyre bisedimeve katërjavëshe LVV ka bërë katër kompromise të rëndësishme përderisa LDK-ja asnjë. Programi qeverisës i imi si kryeministër është 50% nga ai i LDK. Zëvëndës-kryeministri i parë në qeveri do të jetë i LDK-së. Pesë ministri në qeveri do të jenë të LDK-së, e cila edhe zgjodhi sit ë përzgjidhjen ato meqë insistonte që doemos të zgjidhte e para. Oferta e parmbrëmshme që u refuzua dje ishte koncesioni ynë i pestë. Po ashtu dihet se ne kemi qënë tejet gjeneroz edhe në përpjekjet në koalicion parazgjedhor në muajin gusht e shtator të këtij viti. Tash më shumë se kaq, përtej kësaj dhe ndryshe nga kjo, nuk mundemi, nuk duam dhe s’kemi ku shkojmë. Duam ta ndajmë përgjegjësinë qeverisësë me drejtësi dhe bujari, duke lëshuar pe edhe pse fitues e duke i dhënë subjektit të dytë gjysmën e programit si dhe gjysmën e qeverisë. Në këto ditë do të dëshironim konstituimin e qeverisë së re, e megjithatë na duhet të presim. Prita i kushton shtetit, shoqërisë, ekonomisë sonë por ja që po detyrohemi të presim, meqenëse nuk dëshirojmë zgjedhje të reja. Çka dëshirojmë janë institucionet e reja, dhe aty mund të arrijmë veçse në bisedimet për formimin e qeverisë udhëhiqemi të dyja palët nga vlerat e transparencës, drejtësisë dhe nga ndjenja e detyrës qytetare e atdhetare. Ju jam mirënjohës për interesimin dhe përkrahjen. E di që jeni lodhur ca, edhe ju porsi unë. Mirëpo, ndryshimin e madh politik që ju keni prodhuar më 6 tetor nuk do të lejojmë që të zvogëlohet apo deformohet. Ky është moment historik. LDK e ka në dorë përcaktimin për ndryshimin.

    LDK dhe VV prej shumë javësh janë në negociata për krijimin e një koalicioni qeverisës, pasi dolën fituese të zgjedhjeve të tetorit. Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës negociuan dhe afruan programin e tyre, por duket se ndasitë kanë nisur për postet në kabinet. LDK kërkoi që ta ketë ajo propozimin për postin e Presidentit në 2021, ndërsa VV nuk e ka pranuar këtë gjë.

    Por çfarë pritet të ndodhë? Cilët janë skenarët e mundshëm për krijimin e qeverisë së re në Kosovë? Për më shumë detaje (LEXO KËTU)

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment