Bota

Kurti flet pas seancës në Kuvend: Treguam qytetërim demokratik, kemi kontakt me LDK-në (VD)

26 Dhjetor 2019, 18:13 Nga DOSJA
Kurti flet pas seancës në Kuvend: Treguam qytetërim demokratik,

KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur sot pas seancës së konstituimit të Kuvendit të ri, ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat.

Kurti është shprehur se sot kanë treguar një qytetërim demokratik, pasi kanë themeluar institucionet e reja dhe shpreson që të kalohen të gjitha pengesat.

Kuvendi është tempulli i demokracisë dhe ligjvënies. Prandaj, jam i bindur që me këtë hap kemi treguar një lloj qytetërimi demokratik sepse për dallim nga legjislatura e gjashtë, ne nuk kemi bllokuar konstituimin e institucioneve. Me dashamirësinë dhe me interesin e përgjithshëm para çfarëdo interesi tjetër besoj që do t’i tejkalojmë të gjitha pengesat dhe të kemi edhe qeveri të re ashtu siç patëm edhe Kuvend të ri.  Ne jemi në kontakt të rregullt. Me siguri që do të kemi komunikim, bashkëpunim dhe takime”, tha Kurti.

Sot është themeluar legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por sot, LDK tha se heq dorë nga kreu i Kuvendit, duke ofruar një marrëveshje të palëkundur për 5 ministri dhe presidentin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove albin kurti koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll