Bota

Votim konsensual, zgjidhen 5 nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës (EMRAT)

26 Dhjetor 2019, 15:21 Nga DOSJA
Votim konsensual, zgjidhen 5 nënkryetarët e Kuvendit të

KOSOVË- Pas votimit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, që mori 75 vota pro, deputetët kanë zgjedhur dhe 5 nënkryetarët.

Arbërie Nagavçi nga Lëvizja Vetëvendosje, Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës janë zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit.

Ata kanë marrë 104 vota pro, 3 kudnër dhe 1 abstenim, duke u zgjedhur në këtë mënyrë në mënyrë konsesuale. Po ashtu kanë zgjedhur dhe 2 nënkryetarët nga pakicat, Sllavko Simiç dhe Fikrim Damka të cilët kanë marrë një shumicë të cilësuar votash.

Sot është themeluar legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por sot, LDK tha se heq dorë nga kreu i Kuvendit, duke ofruar një marrëveshje të palëkundur për 5 ministri dhe presidentin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni arbërie nagavçi kujtim shala memli krasniqi zgjidhen nenkryetaret e kuvendit arbërie nagavçi kujtim shala memli krasniqi zgjidhen nenkryetaret e kuvendit

Sondazh

Poll