Bota

Kosova zgjedh kreun e ri të Kuvendit, Glauk Konjufca merr votëbesimin nga deputetët

26 Dhjetor 2019, 15:07 Nga DOSJA
Kosova zgjedh kreun e ri të Kuvendit, Glauk Konjufca merr votëbesimin

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot kryetarin e ri të Kuvendit. Pas propozimit të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, kreu i ri i Kuvendit është Glauk Konjufca.

Deputetët kanë votuar në Kuvend duke ngritur dorën dhe 75 prej tyre kanë qenë pro që Glauk Konjufca është zgjedhur kreu i ri i Kuvendit.  Ndërkohë që ai ka marrë dhe 27 vota kundër.

Sot është themeluar legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por sot, LDK tha se heq dorë nga kreu i Kuvendit, duke ofruar një marrëveshje të palëkundur për 5 ministri dhe presidentin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni glauk konjufca kreu i ri i kuvendit kosova zgjedh kreun e ri te kuvendit qeveria e re ne kosoves glauk konjufca kreu i ri i kuvendit kosova zgjedh kreun e ri te kuvendit qeveria e re ne kosoves

Sondazh

Poll