Aktualitet

FOTO/ Përmbytja e rrugëve nga reshjet në Tiranë, qytetarja përpiqet të pastrojë vetë pusetën

Veç këtij rasti, raportime për probleme me qarkullimi nga prezenca e ujit në rrugë ka patur dhe në zona të tjera të Tiranës gjatë ditës së sotme.

22 Nëntor 2024, 18:26 Nga M.B
FOTO/ Përmbytja e rrugëve nga reshjet në Tiranë, qytetarja
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit duke u shoqëruar me reshje intensive shiu dhe erë të fortë. Situatë e rënduar është paraqitur edhe në Tiranë ku pranë rrugës “Myslym Shyri” një grua është parë duke e lëvizur vetë kapakun e pusetës së kanalizimeve, me qëllim që të mos bllokohej dhe rrjedha e ujërave të shkarkohej aty pa prekur zonën ku jeton.

Në fakt kjo është një detyrë që duhet bërë nga punonjësit e mirëmbajtjes dhe ujësjellës-kanalizimeve të bashkisë. Veç këtij rasti, raportime për probleme me qarkullimi nga prezenca e ujit në rrugë ka patur dhe në zona të tjera të Tiranës gjatë ditës së sotme.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll