Aktualitet

Reshjet intensive të shiut në vend/ Vështirësi për lëvizjen në autostradën Lezhë-Thumanë, përmbytet rruga kryesore në Laç

Moti i keq i shoqëruar nga reshje shiu dhe nga era e fortë ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit ku nuk kanë munguar raportimet për dëme në infrastrukturën rrugore dhe atë energjitike.

22 Nëntor 2024, 17:01 Nga M.B
Reshjet intensive të shiut në vend/ Vështirësi për
Foto nga vendi i ngjarjes

LEZHA- Reshjet intensive të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme dhe vështirësi në lëvizjen e automjeteve përgjatë autostradës Lezhë-Thumanë.

Gjithashtu raportohet se është përmbytur rruga kryesore e qytetit të Laçit, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Moti i keq i shoqëruar nga reshje shiu dhe nga era e fortë ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit ku nuk kanë munguar raportimet për dëme në infrastrukturën rrugore dhe atë energjitike.

moti i keq

Sondazh

Poll