Aktualitet

Moti i keq me shi të dendur edhe në Elbasan, rrugët e qytetit të mbushura me ujë

Mësohet se disa nga rrugët e qytetit të Elbasanit dhe të lagjeve janë pothuajse të mbushura me uji. 

22 Nëntor 2024, 18:19 Nga ZH.LL
Moti i keq me shi të dendur edhe në Elbasan, rrugët e qytetit
elbasan

ELBASAN- Qyteti i Elbasanit është përfshirë gjithashtu nga moti i keq gjatë ditës së sotme. Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar problematika. 

Mësohet se disa nga rrugët e qytetit të Elbasanit dhe të lagjeve janë pothuajse të mbushura me uji. Gjithashtu më herët u raportua për probleme me energjinë në disa fshatra të Elbasanit.

Gjatë orëve të fundit, moti i keq me reshje shiu e erë të fortë ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin tonë, duke krijuar kështu problematika në disa qarqe.

elbasan moti i keq permbytje reshje shiu

Sondazh

Poll