Aktualitet

Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën shoferi, plagosen dy pasagjerët

Mësohet se një makinë tip furistradë ka dalë nga rruga, duke rënë në greminë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit si dhe janë plagosur dy pasagjerë.

22 Nëntor 2024, 16:26 Nga E. D
Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën shoferi,
pamje nga vendngjarja

BULQIZË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Ura e Çerenecit-Librazhd. Mësohet se një makinë tip furistradë ka dalë nga rruga, duke rënë në greminë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit si dhe janë plagosur dy pasagjerë. Gjithashtu aksidenti fillimisht është pikasur nga drejtues të tjerë të automjeteve të cilët kanë lajmëruar policinë dhe ambulancë.

Po ashtu policia dhe ambulanca të cilët kanë arritur në vendngjarje kanë bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt spitalit të Bulqizës të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit. 

aksident ne bolqize

Sondazh

Poll