Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë i moshuari në Fier, fqinjët lajmëruan policinë! Dyshohet për shkaqe natyrale

Mësohet se i moshuari jetonte vetëm, pasi kishte humbur kontaktet me familjarët dhe ishin komshinjtë e tij ata të cilët kanë njoftuar policinë për ngjarjen.

22 Nëntor 2024, 16:42 Nga ZH.LL
Gjendet i pajetë në banesë i moshuari në Fier, fqinjët
foto nga vendngjarja

FIER- Një person rreth të 80-ve është gjetur i pajetë pasditen e së premtes brenda në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "8 Shkurti" në Fier. 

Mësohet se i moshuari jetonte vetëm, pasi kishte humbur kontaktet me familjarët dhe ishin fqinjët e tij ata të cilët kanë njoftuar policinë për ngjarjen.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari është gjetur pa shenja jete dhe paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu dhe shërbimet zjarrfikëse. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

fier i moshuari gjendet i pajete

Sondazh

Poll