Aktualitet

Moti i keq në vend, era e fortë thyen pemën pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, policia rrethon zonën (FOTO)

Konkretisht në zonën pranë Liceut Artistik "Jordan Misja" raportohet se një pemë është thyer dhe ka rënë duke bllokuar qarkullimin për automjetet dhe këmbësorët. 

22 Nëntor 2024, 16:24 Nga M.B
Moti i keq në vend, era e fortë thyen pemën
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Moti i keq i shoqëruar nga reshje shiu dhe nga era e fortë që ka përfshirë një pjesë të vendit ka prekur dhe kryeqytetin ku nuk kanë munguar incidentet. Konkretisht në zonën pranë Liceut Artistik "Jordan Misja" raportohet se një pemë është thyer dhe ka rënë duke bllokuar qarkullimin për automjetet dhe këmbësorët. 

Siç mund të shihet dhe nga pamjet, pema ka rënë në një zonë mjaft të frekuentuar duke rrezikuar dhe jetët e qytetarëve. Gjithashtu bëhet me dije se momentalisht policia ka rrethuar zonën.

moti i keq ne tirane

Sondazh

Poll