Aktualitet

Moti i keq në vend/ Policia e Shtetit thirrje për përdoruesit e rrugës: Moderoni shpejtësinë, në disa akse rrugore ka prezencë të ujit

Policia apelon pë kujdes maksimal për përdoruesit e rrugës. Në njoftim bëhet thirrje për moderim shpejtësie pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit.

22 Nëntor 2024, 17:34 Nga M.B
Moti i keq në vend/ Policia e Shtetit thirrje për përdoruesit e
Tirana

TIRANA- Policia e Shtetit u ka bërë thirrje për kujdes të shtuar përdorueve të rrugës nisur nga situata e krijuar nga moti i keq në vend. Policia apelon pë kujdes maksimal për përdoruesit e rrugës. Në njoftim bëhet thirrje për moderim shpejtësie pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit. Gjithashtu disa nga këshillat e dhëna në njoftim janë si mëposhtë:

Jepini përparësi këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore;

Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe vendosni rripin e sigurimit;

Mos kryeni parakalime të gabuara.

Drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave: Të veshin jelek fosforeshent gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.

Këmbësorët të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin.

Njoftimi:

Policia e Shtetit

Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, Policia Rrugore apelon për:

Kujdes maksimal për përdoruesit e rrugës:

Moderoni shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit;

Jepini përparësi këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore;

Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe vendosni rripin e sigurimit;

Mos kryeni parakalime të gabuara.

Drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave: Të veshin jelek fosforeshent gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.

Këmbësorët: Të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin.

Policia Rrugore është në detyrë për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.

Kontributi i të gjithëve është thelbësor për të shmangur aksidentet dhe për të eliminuar vonesat në trafik.

Për çdo problematikë që lidhet me punën e Policisë, telefononi në numrin pa pagesë 112.

moti i keq

Sondazh

Poll