Aktualitet

Aksident i rëndë në Belsh/ Shoferi humb kontrollin mbi makinën dhe del nga rruga, tre persona përfundojnë në spital (EMRAT)

Gjithashtu bëhet me dije se automjeti me drejtues shtetasin Henric Xherimeja 21 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

22 Nëntor 2024, 17:22 Nga E. D
Aksident i rëndë në Belsh/ Shoferi humb kontrollin mbi
pamje nga aksidenti

BELSH- Një aksident i rëndë është rregjistruar gjatë pasdites së sotme në fshatin Dragot të bashkisë së Belshit. Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin Belesh-Kuçovë në fshatin Dragot. Gjithashtu bëhet me dije se automjeti me drejtues shtetasin Henric Xherimeja 21 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Po ashtu në makinë ndodheshin pasagjerë edhe shtetasit Saimir Kamberaj dhe Paula Mema. Kjo e fundit ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar me urgjencë për në spitalin e rrethit të Beratit dhe më pas për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë po mjekohen në Spitalin e Beratit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

aksident ne belsh

Sondazh

Poll