Aktualitet

Zbulohet shtëpia e barit në Gjermani, në pranga 34-vjeçari shqiptar

Gjithashtu gjatë kontrollit efektivët e policisë sekuestruan një plantacion profesional me mbi 700 bimë marijuane.

22 Nëntor 2024, 16:18 Nga E. D
Zbulohet shtëpia e barit në Gjermani, në pranga 34-vjeçari
foto ilustruese

GJERMANI- Një shqiptar është arrestuar nga policia gjermane pasi u kap duke punuar në një fermë kanabisi. Gjithashtu gjatë kontrollit efektivët e policisë sekuestruan një plantacion profesional me mbi 700 bimë marijuane.

Po ashtu u arrestua edhe një 34-vjeçari shqiptar i cili u gjet në shtëpi gjatë operacionit. Ndërkohë shërbimet e urgjencës kanë nisur hetimet me dyshimin për trafik të paligjshëm marijuane. Shqiptari i paraqitur tashmë në polici do të dalë sot para gjykatës.

policia gjermane

Sondazh

Poll