Sport

Ibrahimoviç bëhet futbollist i Milanit më 30 dhjetor, ja sa do të përfitojë suedezi me kuqezinjtë

26 Dhjetor 2019, 17:00 Nga DOSJA
Ibrahimoviç bëhet futbollist i Milanit më 30 dhjetor, ja sa do

ITALI– Milan e mori dhuratën e festave të fundvitit, është pikërisht Zlatan Ibrahimovic përforcimi i parë për janarin.

Bisedat dhe tratativat mes klubit dhe lojtarit tashmë kanë arritur në përfundim. Sipas asaj, që shkruan “La Repubblica”, drejtuesit e Milan e kanë bindur sulmuesin suedez me propozimin e fundit, dhe pritet që ky i fundit të zbarkojë më 30 dhjetor në Milano.

 Kontrata që i është ofruar lojtarit është 6 muaj dhe do të përfitojë 3 milionë euro,mundësi rinovimi edhe për një tjetër vit me 6 milionë, në bazë të paraqitjeve të sulmuesit. Angazhimi i parë i shtatlartit suedez është të nxjerrë nga kjo situatë e vështirë skuadrën e Milanit.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ibra tek milan merkato dimri seria a zlatan ibrahimovic ibra tek milan merkato dimri seria a zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll