Sport

VIDEO/ Humbi nga Atalanta me shifrat 5-0, Leao “ngushëllohet” në disko mes pijeve

23 Dhjetor 2019, 18:22 Nga DOSJA
VIDEO/ Humbi nga Atalanta me shifrat 5-0, Leao “ngushëllohet”

ITALI- Milan u turpërua në ndeshjen e fundit ndaj Atalantës me shifrat 5-0. Një ndeshje e shëmtuar e kuqezinjëve, që si duket nuk i ka bërë përshtypje futbollistëve, sidomos sulmuesit Leao.

Futbollisti, luajti për 90 minuta dhe ishte një nga ndeshjet më të dobëta të portugezit. Në mbrëmje një video virale ka qarkulluar, ku lojtari është filmuar në disko duke tymosur dhe shijuar muzikën e lartë në klubet e qytetit.

 

#Leao in discoteca ieri sera dopo la storica sconfitta per 5-0 del #Milan contro l'#Atalanta si fa riprendere da un amico anche mentre fuma. #AtalantaMilan @MilanNewsit pic.twitter.com/ihI7CkBfcf

— Thomas Rolfi (@TRolfi) December 23, 2019

Deri me tani asnjë nga zyrtarët e klubit,apo qoftë edhe vetë futbollisti nuk është prenoncuar në lidhje me këtë çështje. Përpos rezultateve negative, tashmë lojtarët kanë kundër tifozërinë,çka e tensionon së tepërmi situatën në klubin e Milanit.

(e.ç/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport milan atalanta seria a milan atalanta seria a

Sondazh

Poll