Sport

Triumfi i Lacios kundër Juves, Auron Tare komenton suksesin e vëllait: Igli ka arritur gjithçka vet, s’e ka fshehur që ës

23 Dhjetor 2019, 14:26 Nga DOSJA
Triumfi i Lacios kundër Juves, Auron Tare komenton suksesin e vëllait:

TIRANË- Një ditë pas triumfit të Lacios në Superkupën e Italisë, ka reaguar vëllai i Igli Tares, Auron Tare. Në një reagim në Facebook, Tare shkruan se se nuk është ndjekës i futbollit, por nuk mund të rrinte pa parë triumbin e Iglit në Itali, ku po korr suksese si askush më parë.

Më tej Auroni shkruan se drejtorit sportiv i Lacios është një person që ka arrtitur suksesin vetë si në fushë si jashtë saj pa ndihmën e ndokujt dhe kurdo dhe kudo e ka shpalosur faktin e të qenit shqiptar. Në fund shkruan se trimfi i djeshëm mund të përkufizohet vetëm me shprehjen legjendare të Jul Çezarit: Erdha, pashë, fitova.

“Veni, vidi, vici! Une nuk jam tifoz futbolli  dhe nuk para shikoj ndeshje ne stadium. Per vite me radhe e kam ndjekur suksesin italian te Iglit me te njejten menyre modeste qe ai vete ka zgjedhur ta ndjeke ate. Por kesaj rradhe nuk munda ti rezistoj krenarise se suksesit te nje shqiptari ne boten e futbollit italian. E nenvizoj faktin e futbollit italian se te gjithe ata qe e njohin e dine se cfare eshte futbolli ne itali. Igli eshte nje person qe e ka arritur suksesin vete si ne fushe si jashte saj pa ndihmen e ndokujt dhe kurdo dhe kudo e ka shpalosur faktin e te qenit shqipetar. Jo se e bente me te mire perkundrazi por si nje menyre per te treguar se edhe Shqiperia kishte njerez  te afte dhe kurkush nuk kishte pse e gjykonte. Igli eshte nje shqiptar pa komplekse qe ben krenare shume shqiptare por dhe qe nervozon ca te tjere qe i tremb jo pak pavaresia dhe suksesi i tij. Po per mua njohesin e manget te futbollit dhe njohesin e mire te historise  triumfi i tij ne  Rome mund  te pershkruhet me epitafin legjendar romak: Erdha, Pashe, Fitova”, shkruan Auron Tare.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport auron tare igli tare superkupa e italise auron tare igli tare superkupa e italise

Sondazh

Poll