Aktualitet

FOTO/ Berati mbërthehet nga stuhia e furishme, era rrëzon pemët dhe shirat e dendur bllokojnë rrugët

22 Dhjetor 2019, 17:40 Nga DOSJA
FOTO/ Berati mbërthehet nga stuhia e furishme, era rrëzon pemët

BERAT– As qyteti i Beratit nuk bën përjashtim nga qytetet e Shqipërisë të ciëlt janë mbërthyer nga stuhia dhe moti i keq ditën e sotme. në fotot e mëposhtme shihet se si pemët janë rrëzuar nga ererat e forta dhe rrugët janë bllokuar nga shirat e dendur.

Era e fortë nuk ka kursyer as dekorin e festive duke dëmtuar shumë pjesë të tij.

Shumë rrugë janë përmbytur nga uji në disa akse kryesore në qytet, duke e bërë më të vështirë kalimin e automjeteve dhe të këmbësorëve në këto akse rrugore.

Shqipëria është përfshirë sot nga një moti i keq me shira të shumtë duke sjellë përmbytje në të gjithë vendin. Nën ujë janë ‘zgjuar’ sot disa lagje të Tiranës, Lezhës dhe Durrësit ku nuk kanë munguar bllokimet e rrugëve apo dalja e ujërave të zeza në sipërfaqe. Ndërkohë Lumi i Lanës në Tiranë, është shtryrë dhe uji ka arritur pikën maksimale. Problematike është e situata e banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët në çadra po jetojnë mes lagështirës dhe ujit. Ata i bëjnë thirrje qeverisë që t’u japë një zgjidhje të shpejtë. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se do të ketë reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet berat moti i keq ne shqiperi berat moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll