Aktualitet

ME VIDEO/ Gurë dhe copa shkëmbi, moti i keq bllokon rrugën Elbasan-Librazhd, shoferët e kanë punën ‘pisk’

22 Dhjetor 2019, 14:58 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Gurë dhe copa shkëmbi, moti i keq bllokon rrugën

ELBASAN– Rruga në aksin Elbasan – Librazhd në vendin e quajtur Murrash është bllokuar tërësisht. Dosja.al mëson se moti i keq ka bërë që gurë dhe copa shkëmbinjsh të rrëshqasin gurë dhe copa shkëmbinjsh duke bllokuar këtë aks rrugor, që lehtësisht është kthyer në një burim aksidentesh.

Siç shihet edhe në videon e publikua nga Faxweb.al, gurët e rënë kanë bllokuar rrugën duke ua vështirësuar punën shoferëve.

Shqipëria është përfshirë sot nga një moti i keq me shira të shumtë duke sjellë përmbytje në të gjithë vendin. Nën ujë janë ‘zgjuar’ sot disa lagje të Tiranës, Lezhës dhe Durrësit ku nuk kanë munguar bllokimet e rrugëve apo dalja e ujërave të zeza në sipërfaqe. Ndërkohë Lumi i Lanës në Tiranë, është shtryrë dhe uji ka arritur pikën maksimale. Problematike është e situata e banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët në çadra po jetojnë mes lagështirës dhe ujit. Ata i bëjnë thirrje qeverisë që t’u japë një zgjidhje të shpejtë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se do të ketë reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi reshje intesive shiu në vend moti i keq ne shqiperi reshje intesive shiu në vend

Sondazh

Poll