Aktualitet

Shira të dendura, përroi i Zaranikës rrezikon përmbytjen e banesave në Elbasan, shikoni si janë mbushur rrugët (VD)

22 Dhjetor 2019, 16:30 Nga DOSJA
Shira të dendura, përroi i Zaranikës rrezikon përmbytjen e

ELBASAN– Pamje të tjera dramatike vijnë nga qyteti i Elbasanit. Pas bllokimit të aksit rrugor Elbasan-Librazhd nga rënia e gurëve, tashmë është përroi i Zaranikës ai që po rrezikon përmbytjen e banesave.

Emergjencat Civile në Bashkinë Elbasan bëjnë me dije se po monitorojnë situatën e krijuar, ndërsa tejmbushja e përroit sjell vështirësi. Rrugët janë krejtësisht të përmbytura, siç shihet edhe në video.

Shqipëria është përfshirë sot nga një moti i keq me shira të shumtë duke sjellë përmbytje në të gjithë vendin. Nën ujë janë ‘zgjuar’ sot disa lagje të Tiranës, Lezhës dhe Durrësit ku nuk kanë munguar bllokimet e rrugëve apo dalja e ujërave të zeza në sipërfaqe. Ndërkohë Lumi i Lanës në Tiranë, është shtryrë dhe uji ka arritur pikën maksimale. Problematike është e situata e banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët në çadra po jetojnë mes lagështirës dhe ujit. Ata i bëjnë thirrje qeverisë që t’u japë një zgjidhje të shpejtë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se do të ketë reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan moti i keq ne shqiperi elbasan moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll