Aktualitet

FOTO/ Shkulen pemët me gjithë rrënjë, era e fortë bën namin në Yzberisht, dëmton makina dhe gjithçka gjen

22 Dhjetor 2019, 15:45 Nga DOSJA
FOTO/ Shkulen pemët me gjithë rrënjë, era e fortë

TIRANË– Situatë mjaft alarmante është shkaktuar në zonën e Yzberishtit në Tiranë për shkak të motit të keq. Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga Dosja.al shihet se si pemët janë shkulur me gjithë rrënjë dhe kanë rënë mbi makina apo në rrugë.

Era e fortë ka shkatuar dëme dhe në automjetet e parkuara, ndërkohë që rrëzimi i pemëve mudn të rrezikojë edhe qytetarët që kalojnë në rrugë.

Shqipëria është përfshirë sot nga një moti i keq me shira të shumtë duke sjellë përmbytje në të gjithë vendin. Nën ujë janë ‘zgjuar’ sot disa lagje të Tiranës, Lezhës dhe Durrësit ku nuk kanë munguar bllokimet e rrugëve apo dalja e ujërave të zeza në sipërfaqe. Ndërkohë Lumi i Lanës në Tiranë, është shtryrë dhe uji ka arritur pikën maksimale. Problematike është e situata e banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët në çadra po jetojnë mes lagështirës dhe ujit. Ata i bëjnë thirrje qeverisë që t’u japë një zgjidhje të shpejtë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se do të ketë reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi reshje intesive shiu në vend yzberisht moti i keq ne shqiperi reshje intesive shiu në vend yzberisht

Sondazh

Poll