Aktualitet

Nuk mjaftoi tërmeti, Durrësi shkundet nga moti i keq, deti i egërsuar rrëzon pemë dhe tenda (VD)

22 Dhjetor 2019, 16:21 Nga DOSJA
Nuk mjaftoi tërmeti, Durrësi shkundet nga moti i keq, deti i

DURRËS– Moti i keq që ka pushtuar gjithë vendin ditën e sotme ka sjellë pasoja të shumta edhe në qytetin bregdetar të Durrësit.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Syri.net, zona e plazhit është goditur më tepër se gjithë pjesa tjetër nga erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm. Stuhia ka psishur karrgie, tenda dhe ka rrëzuar gjithçka ka gjetur përpara. Kujtojmë që qyteti i Durrësit ishte një nga piakt e nxehta të tërmetit të 26 nëntorit, që la pas 51 viktima, ku u shembën shumë ndërtesa.

 

Shqipëria është përfshirë sot nga një moti i keq me shira të shumtë duke sjellë përmbytje në të gjithë vendin. Nën ujë janë ‘zgjuar’ sot disa lagje të Tiranës, Lezhës dhe Durrësit ku nuk kanë munguar bllokimet e rrugëve apo dalja e ujërave të zeza në sipërfaqe. Ndërkohë Lumi i Lanës në Tiranë, është shtryrë dhe uji ka arritur pikën maksimale. Problematike është e situata e banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët në çadra po jetojnë mes lagështirës dhe ujit. Ata i bëjnë thirrje qeverisë që t’u japë një zgjidhje të shpejtë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se do të ketë reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durresi moti i keq ne shqiperi durresi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll