Aktualitet

Aksident me vdêkje në Elbasan, u përplasën nga “Audi”, ndërrojnë jetë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri

22 Dhjetor 2019, 17:35 Nga DOSJA
Aksident me vdêkje në Elbasan, u përplasën nga

ELBASAN– Dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në aksin rrugor Elbasan Cërrik.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se 25-vjeçari me inicialet A.Sh., 25 vjeç,  banues në Jagodin, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E. D., 35 vjeç,  banues në fshatin Shirgjan.

Për pasojë, 35-vjeçari ka përfunduar i vdekur në rrugë, ndërsa pasagjeri, 56-vjeçari me inicialet F.Q., mbeti i plagosur dhe dërgua në spital. Por vetëm pak orë pas mjekimit, 56-vjeçari ndërroi jetë, duke e çuar bilancin e aksidentit në dy viktima.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale. Shkak për këtë aksident mësohet të jetë bërë moti i keq që ka sjellë lagështirë të madhe në rrugë dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks rrugor.

Njoftimi i plotë:

Në aksin rrugor Elbasan –Cërrik, shtetasi  A.Sh., 25 vjeç,  banues në Jagodin, Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E. D., 35 vjeç,  banues në fshatin Shirgjan.

Si  pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, si dhe është plagosur jashtë rrezikut për jetën shtetasi F.Q., 56 vjeç, i cili ishte pasagjer në motoçikletë .

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne elbasan elbasan-cerrik aksident me vdekje ne elbasan elbasan-cerrik

Sondazh

Poll