Aktualitet

Shirat nuk kursejnë as monumentin e kulturës, shihni si vërshon lumi Shushicë në urën e Bratit, rezikohet objekti 6 shekul

22 Dhjetor 2019, 17:19 Nga DOSJA
Shirat nuk kursejnë as monumentin e kulturës, shihni si vërshon

VLORË– Moti i keq dhe shirat e dendur nuk kanë kursyer as Urën e Bratit, të shpallur “Monument Kulture” dhe nën mbrojtje të shtetit. Në videon e publikuar nga Faxweb.al shihet se si lumi Shushicë, i rrëmbyer vërshon mes urës duke rrezikuar këtë objekt gjashtë shekullor.

Ura e Bratit është lënë në harresë dhe shpesh herë përbën rrezik për banoët, të cilët e përdorin për të kaluar lumin Shushicë. Kjo gjë ndodh më tepër në kohërat më shira të dendur e mot të keq.

Ura e Bratit është një objekt monument kulture dhe në mbrojte nga shteti. Ura e Bratit gjendet edhe sot e kësaj dite në funksionim të plotë në komunën Brataj, në fshatin me këtë emër buzë lumit Shushicë rreth 48 km nga qyteti i Vlorës. Ndërtimi i saj me harqe dhe fortësia e materialit përbërës e ka bërë atë një ndër monumentet më të veçanta, por me kalimin e kohës është amortizuar.

Shqipëria është përfshirë sot nga një moti i keq me shira të shumtë duke sjellë përmbytje në të gjithë vendin. Nën ujë janë ‘zgjuar’ sot disa lagje të Tiranës, Lezhës dhe Durrësit ku nuk kanë munguar bllokimet e rrugëve apo dalja e ujërave të zeza në sipërfaqe. Ndërkohë Lumi i Lanës në Tiranë, është shtryrë dhe uji ka arritur pikën maksimale. Problematike është e situata e banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët në çadra po jetojnë mes lagështirës dhe ujit. Ata i bëjnë thirrje qeverisë që t’u japë një zgjidhje të shpejtë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se do të ketë reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi ura e bratit moti i keq ne shqiperi ura e bratit

Sondazh

Poll