Aktualitet

VIDEO/ Moti i keq izolon banorët në Zall Bastar, PD-ja: Nxënësit rrezikojnë jetën për të shkuar në shkollë, investimet

22 Dhjetor 2019, 15:29 Nga DOSJA
VIDEO/ Moti i keq izolon banorët në Zall Bastar, PD-ja:

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar sërish pas motit të keq që ka përfshirë Shqipërinë ditën e sotme duke sjellë edhe përmbytje të shumta. Në një status në rrjetet scoiale, PD-ja ka publikuar një foto dhe video nga Zall Bastari ku tregon se si nxënësit e kësaj zone duhet të kalojnë mbi një urë pothuajse të shkatërruar, për të shkuar në shkollë.

PD-ja shton gjithashtu se në këtë kohë të keqe janë izoluar më shumë se një mijë banorë, pasi nuk kanë se ku të kalojnë.

Ndër rreshta, Partia Demorkatike shkruan se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe Xhemal Qefaliaj kanë inspektuar punime për të nisur ndërtimin e kësaj ure por nuk ka ndodhura një gjë e tillë. Më tej, PD-ja shton se fondet për urën e Zall Bastarit shkuan në Surrel, për kompaninë e ish kryetarit të komunës Dajt, Kujtim Qefaliaj, njëkohësisht edhe kryetar i njësisë administrative Dajt, duke lënë këtë zonë në këto kushte.

Denoncimi i Partisë Demokratike

Reshjet e shiut kanë krijuar një situatë të rrezikshme në Zall Bastar. Mbi një mijë banorë janë pothuajse të izoluar, pasi e vetmja urë, në gjendje të mjeruar, ështa gati e mbuluar nga uji i vrullshëm i lumit. Kjo është e vetmja urë, ku nxënësit kalojnë për të shkuar në shkollë dhe, siç tregojnë pamjet, është një rrezik i përditshëm në stinën e shirave. Prej shumë vitësh banorët kanë protestuar, kanë kerkuar zgjidhje nga qeveria dhe bashkia për një urë të re të sigurtë, por problemi i tyre nuk është zgjidhur. 3 vjet më parë, Erion Veliaj dhe Xhemal Qefaliaj inspektuan punimet e nisura për një urë të re, por në realitet nuk ka asnjë të tillë. Disa muaj më parë, kur protestuan për urën e munguar, banorët u thanë përfaqësuesve të PD, Gent Strazimiri dhe Abi Malltezi se fondet për urën e Zall Bastarit shkuan në Surrel, për kompaninë e ish kryetarit të komunës Dajt, Kujtim Qefaliaj, njëkohësisht edhe kryetar i njësisë administrative Dajt. Zall Bastari është pjesë e Bashkisë së Tiranës, por premtimi i Erion Veliajt se “banorët e periferisë do të trajtohen njësoj si ata në ish Bllok, rezulton një nga mashtrimet e tij të shumta.

Shqipëria është përfshirë sot nga një moti i keq me shira të shumtë duke sjellë përmbytje në të gjithë vendin. Nën ujë janë ‘zgjuar’ sot disa lagje të Tiranës, Lezhës dhe Durrësit ku nuk kanë munguar bllokimet e rrugëve apo dalja e ujërave të zeza në sipërfaqe. Ndërkohë Lumi i Lanës në Tiranë, është shtryrë dhe uji ka arritur pikën maksimale. Problematike është e situata e banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët në çadra po jetojnë mes lagështirës dhe ujit. Ata i bëjnë thirrje qeverisë që t’u japë një zgjidhje të shpejtë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se do të ketë reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet izolohen banoret ne zall bastar moti i keq ne shqiperi partia demokratike reshje intesive shiu në vend izolohen banoret ne zall bastar moti i keq ne shqiperi partia demokratike reshje intesive shiu në vend

Sondazh

Poll