Politike

Paketa anti-shpifje/ Kryemadhi-Ramës: Nuk e mbyll dot gojën dhe sarkazmën e qytetarëve

18 Dhjetor 2019, 19:05 Nga DOSJA
Paketa anti-shpifje/ Kryemadhi-Ramës: Nuk e mbyll dot gojën dhe

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka folur në lidhje me paketën antishpifje, ku u shpreh se problemi kryesor qëndron te kufizimi i lirisë së shprehjes së qytetarëve dhe se sipas saj, Rama kërkon ta përdorë këtë ligj për të ndaluar qytetarët shqiptarë të shohin vjedhjet e tij dhe qeverisë.

Gjatë një intervistë për “Nova Media”, Kryemadhi theksoi se kryeminsitri nuk do të mundë dot kurrë të mbyllë sarkazmën dhe gojën e qytetarëve.

Pjesë nga intervista e Monika Kryemadhit:

Dhe tashmë vjen kulmi te liria e shprehjes. Jo vetëm fjala e portaleve sepse Rama kërkon ta bastardojë thjesht në portale apo thjesht në media online te cilat nuk kanë transparencën, nuk kanë çelësat e të tjera kështu me radhë. Problemi është te liria e shprehjes së qytetarëve. Tashmë njerëzit as nuk do të shikojnë më sepse do tu mbyllen dhe sytë. Sepse portalet ai nuk po i mbyll për fjalën, po i mbyll që njerëzit mos të shikojnë live sesi Edi Rama mashtron dhe sesi Edi Rama vjedh dhe korrupsionin haptas të qeverisë së tij. sot ne dëgjuam sesi u dënua me 1 vit burg Ervin Salianji, sepse denoncoi një aferë, një trafik drogë të vëllait të një ish-ministri të brendshëm. Mos u çudisni kur nesër, sesi Edi Rama ka shpallur një portal faqe terroriste.

Jeta osh qef. A e dini ju se pse akuzohet JOQ në Shqipëri? JOQ është një nga ëebsitet online e cila është më antipolitikë, antiqeveri, që shan të gjithë politikanët. Që në momentin që ne kemi vendosur të jemi njerëz publik kemi marrë përsipër t’u japim të drejtën qytetarëve , gazetarëve, portaleve që të na gjykojnë. Është tjetër gjë kur shpif dhe ti për  shpifje shkon në burg edhe është tjetër gjë kur ti i ke lënë të drejtën që të bëjë batuta. A e dini ju që Edi Rama e ka akuzuar JOQ për terrorizëm? Cili është terrorizmi që ka bërë JOQ? Joq është marrë me dhi me dele. Apo Brryli Brodëay, apo DNSH etj. E mbyll dot sarkazmin e qytetarëve,. e mbyll dot gojën e qytetarëve? Kurrë!”, u shpreh Kryetarja e LSI.

Për më shumë se një vit paketa antishpifje është kundër shtuar nga dhjetëra shoqata të gazetarëve, si dhe nga ndërkombëtarët, por qeveria nuk ka marrë parasysh kritikat dhe sot miratoi ligjin në Kuvend. Pas protestës, e cila zgjati gati 3 orë, gazetarët thanë se do të organizojnë sërish protesta, edhe pasi të miratohet ligji.

“MOSnaPREKfjalën”, ishte slogani kryesor i protestës, ku u kërkua që të mos cënohej liria e shprehjes, pasi sipas tyre paketa anti-shpifje bëhet me qëllim që të mbyllet goja e mediave.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi paketa antishpifje monika kryemadhi paketa antishpifje

Sondazh

Poll