Politike

Dëmet/ Ish-deputetja e PD: Banorët e dëmtuar nga tërmeti në Spiten të Lezhës të harruar dhe në mëshirë të fatit

18 Dhjetor 2019, 17:54 Nga DOSJA
Dëmet/ Ish-deputetja e PD: Banorët e dëmtuar nga tërmeti

LEZHË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj, ka publikuar disa foto, me anë të cilave tregon, situatën në të cilën ndodhen banorët e dëmtuar nga tërmeti në Spiten të Lezhës, të cilët sipas saj janë harruar në mëshirë të fatit. Metaliaj shprehet se qeveria duhet të lerë propagandën dhe të realitetin në të cilin përballen këta njerëz.

Postimi i plotë i Lindita Metaliaj:

Apeli per ndihme vjen edhe nga banoret e prekur nga termeti ne fshatin Spiten!

Fshatrat e Lezhes jane lene ne harrese nga pushteti vendor dhe qendror.Ne javen e katert pas termetit akoma nuk jane vleresuar banesat dhe demet e shkaktuara.Asnje ndihme ,as çader nuk na kane sjelle shprehet bashkeshortja e Pjeter Koles.Jemi 8 anetare ne familje,jetojme me frike ne shtepine e rrenuar ,pasi nuk kemi ku te shkojme.Kerkojme te pakten nje  çader asgje me shume.Problematika te njejta kane edhe bashkefshataret e tjere ne kete fshat.Mjerimi  migjenian eshte ulur kembekryq edhe ne familjen e vellezerve Pashk e Gjin Simoni.Floriani ,djali i Gjinit tregon tmerrin qe perjetuan naten e 26 nentorit.Ata jane detyruar te strehohen me djalin 1 muajsh ne çadren e sajuar me kashte dhe batanije. Braktisje,perbuzje dhe neglizhence kriminale nga qeveria e hajduterise dhe i semuri i surrelit.

Familja e Kujtim Kolthit po ashtu apelon per ndihme,pasi shtepia i eshte demtuar rende.

Skamje dhe varferi ekstreme ne Shqiperine e 2019-s.

Ky eshte realiteti ku banojne dhe jetojne banoret ne fshatrat e Lezhes!

Kerkohet nderhyrje e menjehershme per strehim,batanije,veshmbathje,ushqime ,ilaçe etj

Qeveria e paaftesise dhe e deshtimit duhet me urgjence te lere propaganden dhe te shohe realitetin !Pamjet flasin qarte! Degjojini vete hallet e tyre!’

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ka nisur puna për mbledhjen e fondeve dhe në terren ka nisur dhe ndërtimi i banesave të reja nga fondacionet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lezhe lindita metaliaj tragjedia e 26 nentorit 2019 lezhe lindita metaliaj tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 18 Dhjetor 2019, 14:27

TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi, ndërsa foli nga foltorja e kuvendit, lidhur me paketën anti-shpifje hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, duke i thënë se kjo...