Politike

Ruçit ‘s’i ndahet shpirti’ nga Malaj, e ngatërron me Ahmetajn, kryeparlamentari: Qetësi. Do iu nxjerr jashtë (VD)

18 Dhjetor 2019, 18:09 Nga DOSJA
Ruçit ‘s’i ndahet shpirti’ nga Malaj, e ngatërron

TIRANË- Në seancën e sotme, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ngatërroi Arben Ahmetajn me Arben Malajn.

Ndërsa, ministri për Rindërtimin pas tërmetit Arben Ahmetaj, mbaroi fjalën e tij në Kuvend, Ruçi e ngatërroi me Malajn, i cili kishte folur pak më parë për shkarkimin e tij nga bordi drejtues në Bankën e Shqipërisë.

“Faleminderit z. Malaj!”– tha Ruçi, pas fjalimit të Arben Ahmetajt për dëmet nga tërmeti.

Salla: Është Ahmetaj!

Gramoz Ruçi: Ka edhe kështu nga lodhja!

Pas kësaj salla u përfshi nga zhurma dhe dhe të qeshurat, ndërkohë Ruçi u kërkoi qetësi ministrave, duke i kërcënuar se do ti nxjerrë jashtë.

“S’keni ardhur për muhabete këtu, do t’ju nxjerrë jashtë, po mbani qetësi!”, u tha Ruçi ministrave.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ahmetaj arben malaj gramoz ruci seanca plenare 18 dhjetor 2019 arben ahmetaj arben malaj gramoz ruci seanca plenare 18 dhjetor 2019

Sondazh

Poll

Politike 18 Dhjetor 2019, 14:27

TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi, ndërsa foli nga foltorja e kuvendit, lidhur me paketën anti-shpifje hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, duke i thënë se kjo...