Politike

Paketa antishpifje, Basha thirrje Metës: Mos e dekreto këtë atentat, s’na mbyllin dot gojën

18 Dhjetor 2019, 18:58 Nga DOSJA
Paketa antishpifje, Basha thirrje Metës: Mos e dekreto këtë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta që të mos e dekretojë ligjin për paketën e antishpijes, pasi sipas tij ky është një atentat ndaj fjalës së lirë.

Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se Miratimi i ligjit kundër fjalës së lirë u bë me urgjencë sot sepse qeveria Rama po përgatit vjedhjen e rradhës, kësaj here mbi rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Kryedemokrati shton gjithashtu se ky është një akt i turpshëm dhe kriminal që  e çon vendin dhe qytetarët shqiptarë shumë hapa pas në rrugën e integrimit europian dhe sjell pasoja të rënda për të ardhmen e tyre.

Ne kulmin e një krize të rëndë ekonomike, të një gjendje të jashtëzakonshme, kur mijëra familje janë në të ftohtë, pa strehë, pa ujë, pa drita, pa ngrohje, Edi Rama me urgjencë miratoi ligjin e censurës. Sot kur të gjithë e kemi parë dhe dëgjuar se si Edi Rama bleu zgjedhjet me krimin, se si krimi i lidhur me pushtetin po vjedh çdo pasuri te këtij vendi, Rama me urgjencë tenton ti mbyllë gojën gazetarëve shqiptarë.

Sot kur po zbardhet përditë e më qartë përgjegjësia e zyrtarëve të kësaj qeverie për 24 jetët e humbura në Thumanë, me urgjencë miratohet ligji kundër fjalës së lirë. Sot kur priten te fillojnë hetimet për shitblerjen e votave në Durrës dhe Dibër, për mega skandalin e Unazës së Re, për dështimin e qeverisë në menaxhimin e krizës së tërmeteve të 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, miratohet me urgjencë ligji që do ti ndalojë portalet të publikojne këto fakte.

Miratimi i ligjit kundër fjalës së lirë u bë me urgjencë sot sepse qeveria Rama po përgatit vjedhjen e rradhës, kësaj here mbi rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit. I bëj thirrje Presidentit të Republikës të mos e dekretojë këtë atentat kundër fjalës së lirë që rikthen ligjin famëkeq të diktatures për agjitacion e propagandë.

Ky akt i turpshëm dhe kriminal e çon vendin dhe qytetarët shqiptarë shumë hapa pas në rrugën e integrimit europian dhe sjell pasoja të rënda për të ardhmen e tyre. Partia Demokratike do të vazhdojë të denoncojë me zë dhe me figurë çdo skandal, çdo fakt abuziv, çdo dështim të radhës të këtij kryeministri në ikje! Ju bëj thirrje të gjithë gazetarëve dhe analistëve, të gjithë opinionistëve dhe personave publikë të mos intimidohen dhe të vazhdojnë bashkë me opozitën të denoncojnë çdo aferë dhe skandal të kësaj qeverie në ikje! Asgjë dhe askush nuk do na e mbyllë dot gojën!“- shprehet Basha.

Deklarata vjen pas seancës maratonë në Kuvend, që u finalizua me votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian, teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha miratohet paketa anti-shpifje lulzim basha miratohet paketa anti-shpifje

Sondazh

Poll

Politike 18 Dhjetor 2019, 14:27

TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi, ndërsa foli nga foltorja e kuvendit, lidhur me paketën anti-shpifje hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, duke i thënë se kjo...