Politike

Ahmetaj zyrtarisht në kabinet, ngrihet Ministria e Rindërtimit dhe zgjatet afati për gjendjen e fatkeqësisë natyrore (VD)

18 Dhjetor 2019, 18:23 Nga DOSJA
Ahmetaj zyrtarisht në kabinet, ngrihet Ministria e Rindërtimit dhe

TIRANË– Ministria e Rindërtimit është mirtuar në seancën plenare që u zhvillua ditën e sotme në Kuvend, duke e rikthyer zyrtarisht Arben Ahmetajn në kabinetin qeverisës.

Ministria e re u miratua me 95 vota pro, 4 kundër, dhe 1 abstenim, e cila do të ketë në fokus menaxhimin e fondeve të mbledhura për tërmetin dhe rikonstriktimin apo ndërtimin e banesave të dëmtuara.

Gjithashtu, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama u vendos zgjatja e e gjendjes së fatkeqësisë deri në fund të muajit Mars. Kjo u miratua me 92 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim.

Arben Ahmetaj, ish-ministri i Financave, u propozua nga kreu i qeverisë si ministër i Shtetit për Rindërtim, I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Presidencës, e cila është shprehur pro këtij propozimi të kryeministrit dhe e dekretoi atë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ahmetaj arben ahmetaj ministër për rindërtim arben ahmetaj arben ahmetaj ministër për rindërtim

Sondazh

Poll

Politike 18 Dhjetor 2019, 14:27

TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi, ndërsa foli nga foltorja e kuvendit, lidhur me paketën anti-shpifje hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, duke i thënë se kjo...