Politike

Projekt-buxheti 2020, ministrja Denaj: Prioritet ka rindërtimi i vendit, nuk do të mungojnë investimet (VD)

18 Dhjetor 2019, 17:34 Nga DOSJA
Projekt-buxheti 2020, ministrja Denaj: Prioritet ka rindërtimi i vendit,

TIRANË– Ministrja e Financave Anila Denaj u shpreh se buxheti për vitin 2020 është në funksion të rindërtimit të shtëpive pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në fjalën e saj gjatë seancës plenare në Kuvend, Denaj shtoi se është angazhuar për miratimin e kuadrit për të mimnimizuar dëmet e tërmetit dhe për rimëkëmbjen e vendit. Ajo shtoi gjithashtu se investimet për infrasktrukturën rrugore do të vazhdojnë ndërkohë që huamarrja pritet të rrite me 104 mln lekë për rindërtimin e vendit.

Synojmë mbajtjen e borxhit në trajetoren rënëse. Kemi biseduar edhe me Komisionin e Financave duke bërë të mundur ndarjen e fondeve në mënyrë sa më të drejtë për rindërtimin e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjithsesi, në fokus do të jenë edhe projektet prioritare për vitin 2020. Investime do të ketë edhe në arsim, mjekësi e bujqësi. Synojmë investime për të parandaluar situate të tjera të ndodhur, kryesisht përmbytjet. Gjithashtu do të ketë investime rrugore per projektet e nisura në mënyrë që ata të përfundojnë në kohën e duhur,”– tha ndër të tjera Denaj.

Deklaratat u bënë sot në Kuvend në një seancë maratonë që u finalizua me votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian, teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anila denaj seanca plenare 18 dhjetor 2019 anila denaj seanca plenare 18 dhjetor 2019

Sondazh

Poll

Politike 18 Dhjetor 2019, 14:27

TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi, ndërsa foli nga foltorja e kuvendit, lidhur me paketën anti-shpifje hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, duke i thënë se kjo...