Politike

“U ka thyer hundën”/ Spiropali ‘shigjeton’ Berishën: 5 gazetarë i rrinë ‘sus’, se kanë frikë nga hija e plûmb

18 Dhjetor 2019, 15:00 Nga DOSJA
“U ka thyer hundën”/ Spiropali ‘shigjeton’

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali ka folur me tone të ashpra për paketën Anti-Shpifje në Kuvend.

Spiropali nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilit sipas saj I rrinë ‘sus” pesë gazetarë se kanë frikë nga hija e plumbave të tij.

Ndërsa, lidhur me portalet, minsitrja Spiropali është shprehur se ato keqinformojnë si në rastin e tërmetit, kur qytetarët të frikësuar dolën të gjithë jashtë në mbrëmje.

“U ka thyer hundën, i ka bërë të vdekur, dhe akoma kanë frikë nga hija e tij, i rrinë 5 gazetarë sus drejt, doktor-doktor, se akoma i tremb hija e plumbave të tij në bulevard. Nuk kanë asnjë fakt, jo vetëm që nuk e kanë lexuar por as e kuptojnë që bëhet fjalë për një identifikim, mos t’i duhet të shkojë në dyert e gjykatë, por të ketë mundësi të komunikojë me portalin”.Nuk e kuptojnë farë se kanë të bëjnë me një identifikim dhe qytetarët.I shpallin njerëzit kriminelë, ndiq nëpër gjyqe.Ai tjetri që është i rrethuar, thoshte dil në 11 nga tërmeti jashtë.I njëjti e shpallte Gërdecin dëmtim natyror, ndërsa tërmetin e kishte fajin kryeministri’”, ka deklaruar Spiropali.

Deklaratat u bënë sot në Kuvend në një seancë maratonë që do të finalizohet me votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian, teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend. Rama u zotua se paketa anti-shpifje do të miratohet sot.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali paketa antishpifje sali berisha seanca plenare 18 dhjetor 2019 elisa spiropali paketa antishpifje sali berisha seanca plenare 18 dhjetor 2019

Sondazh

Poll

Politike 18 Dhjetor 2019, 14:27

TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi, ndërsa foli nga foltorja e kuvendit, lidhur me paketën anti-shpifje hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, duke i thënë se kjo...