Politike

“Në jetë mund të marrin çdo gjë, por jo dijen”/ Arben Malaj: Hera e 3-të që duan të më shkarkojnë, si e refuzoi Fi

18 Dhjetor 2019, 16:40 Nga DOSJA
“Në jetë mund të marrin çdo gjë, por jo

TIRANË– Ish-ministri i Financave dhe ish-anëtari i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj nga foltorja e Kuvendot shprehi keqardhje për votimin në rresht nga deputetët në Komisionin Hetimor. Malaj tha se do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen për shkarkimin e tij si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë. Sipas Malajt kryeminstri Rama ka goditur shpesh pas shpine.

Sot rilindja po bën një gjyq politik. Nuk është hera e parë që më kërkojnë të më shkarkojnë. Në 1997 Berisha i kërkoi shkarkimin tim Finos, por kërkesa e tij ra. Kjo është hera e tretë që kërkohet shkarkimi im, por e përsëris me zë të lartë se kam kryer më së miri detyrën time.

Kam kërkuar në bord që të demokratizohet qeverisja e Bankës së Shqipërisë. Kam votuar pro ose kundër me përgjegjësi të lartë dhe të thellë.

Në komision ndjeva trishtim për votimin rresht të deputetëve dhe i mirëkuptova sepse Edi Rama është bërë i frikshëm jo vetëm për ta, por edhe për familjet e tyre. Keni goditur shpesh pas shpine shoku Rama. Kush po e pengon BSH që të jetë Efektive, unë apo ju zoti Rama? Nuk kam shitur kurrë Socialistët e thjeshtë dhe të ndershëm nuk e kanë fyer dinjitetin tim. Ju më kërkoni modelin e heshtjes së Bodes. Në jetë mund të marrin çdo gjë, por jo dijen. E majta ka shumë përsonalitete që mund ta qeverisin Shqipërinë më mirë se ju.”, u shpreh Malaj.

Deklaratat u bënë sot në Kuvend në një seancë maratonë që u finalizua me votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian, teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben malaj seanca plenare 18 dhjetor 2019 shkarkimi i arben malajt arben malaj seanca plenare 18 dhjetor 2019 shkarkimi i arben malajt

Sondazh

Poll

Politike 18 Dhjetor 2019, 14:27

TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi, ndërsa foli nga foltorja e kuvendit, lidhur me paketën anti-shpifje hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, duke i thënë se kjo...