Politike

Video/ Ngrihen kartonat jeshilë për “bebet”, deputeti Roshi bllokohet tek falenderimet, salla e Kuvendit shkrihet së qesh

18 Dhjetor 2019, 19:02 Nga DOSJA
Video/ Ngrihen kartonat jeshilë për “bebet”, deputeti

TIRANË– Deputeti i opozitës së Re Enver Roshi ka shkrirë së qeshuri të gjithë sallën e Kuvendit. Teksa, gjatë seancës plenare të dotës së sotme, ai paraqiti një amendim ku kërkoi të shtohet në spitale depistimi i bebeve, Roshi i falenderoi të gjithë ata që ngritën kartonat jeshilë.

Biseda në Kuvend

Gramoz Ruçi: Ndaemi tek neni 16 për të cilin deputeti Roshi ka paraqitur një amendim, Neni 1 miratohet, miratohen…Fjala për zotin Roshi nëse dëshironi ta paraqisni vetë amendimin.

Roshi: Parashikohet një fond shtesë me shumën prej 4 750 500 për depistimin e dëgjimit në natal, në transfertën për fondin për programin spitalor 604. Kjo ka të bëjë me një depistimi që kryhet tek të gjithë fëmijët e prosalindur dhe Shqipëria është i vetmi vend që kjo nuk bëhet.

Depistim do të thotë për dëgjimin dhe është një kontroll bazë që do të bëhet për fëmijët e porsalindur. Ky projekt shkencor mbështet nga Europa dhe duhet të vazhdojë më tutje. U vjen në ndihmë të gjithë bebeve në Shqipëri.

Deputeti filloi të falenderonte të gjithë ata që e kishin mbështetur dhe pothuajse harroi grupin e tij.

Teksa ia kanë kujtuar që të fundit të falënderojë edhe grupin e tij, opozitarët dhe të gjithë në sallë kanë shpërthyer në të qeshura.

“Meqë kam fjalën falënderoj të gjitha grupet parlamentare, ministrinë e Shëndetësisë, kryetarin e grupit të miqve të mi zotin Gramoz dhe gjithë çështjeve gjinore, Gjermenin….”– thotë ai ndërsa një zë nga salla e kujton të falenderojë edhe Ballën.

Taulant Ballën, dhe …. grupin tonë të opozitës,”– thotë në fund Roshi dhe të qeshurat vijojnë.

Deklaratat u bënë sot në Kuvend në një seancë maratonë që u finalizua me votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian, teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputeti enver roshi gramoz ruci seanca plenare 18 dhjetor 2019 deputeti enver roshi gramoz ruci seanca plenare 18 dhjetor 2019

Sondazh

Poll