Politike

Rama në Kuvend: Do flas dy fjalë edhe për ligjin ndaj shpifjes, ndjesë që e bashkova me tërmetin, por se imagjinoi njeri q

18 Dhjetor 2019, 10:49 Nga DOSJA
Rama në Kuvend: Do flas dy fjalë edhe për ligjin ndaj shpifjes,

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën në Kuvend, ku njoftoi se do të ndalet tek dy çështje kryesore, tek përballimi i pasojave të tërmetit dhe tek paketa anti-shpifje. Rama tha se askush se kishte menduar se qeveria shqiptare do t’a përballonte kaq mirë situatën. Sakaq, tha ai, ka nisur puna për rindërtimin, ndërsa nuk preferoi të jepte shifra lidhur me sasinë e parave të grumbulluara.

PJESË NGA FJALA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA:

Kërkoj ndjesë për bashkimin e dy temave në një fjalë se s’mund të shmang prioritetin e prioriteve, adresimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit dhe i nevojës për rindërtimin, ndërkohë që patjetër më duhet të them dhe unë dy fjalë lidhur me ligjin kundër shpifjes. Nuk e di nëse dikush e kishte imagjinuar që qeveria shqiptare do kishte mundur të bënte atë që bëri në kushtet e një befasie të jashtëzakonshme ku mijëra e mijëra njerëz u gjenden në rrugë pa strehë. Dëshiroj të shpreh ndjenjën e krenarisë për qeverinë që drejotoj dhe shumicën qeverisësë. Të angazhuar në vijën e parë në përballimin e pasojave tragjike të tërmetit. Unë nuk e di nëse dikush e kishte imagjinuar se qeveria e Shqipërisë do të arrinte të bënte atë që bëri kur mijëra e mijëra njerëz u gjendën në rrugë. 4 mijë e 132 persona ë akomoduar në hotele. Janë shembur objektet që rrezikonin shembjen. Janë grumbulluar fonde të konsiderueshme, qoftë në e-albania, qoftë përmes organizatave të mirënjohura, Rrënjët Shqiptare, Fundjava etj. Si asnjëherë më parë të gjitha forcat janë bashkë, të gjithë aktorët e nevojshëm, nga ku ne të dalim shumë më të fortë, nga sa ishim para tërmetit, ku çdo i prekur përfiton një cilësi të re jete.

 

Deklarata e kryeministrit u bë sot në Kuvend në një seancë maratonë që do të finalizohet me votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend. Rama u zotua se paketa anti-shpifje do të miratohet sot.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama paketa antishpifje protesta e gazetareve 18 dhjetor seanca plenare 18 dhjetor 2019 edi rama paketa antishpifje protesta e gazetareve 18 dhjetor seanca plenare 18 dhjetor 2019

Sondazh

Poll

Politike 18 Dhjetor 2019, 10:30

TIRANE- Kujtim Gjuzi është treguar i sinqertë në seancën e sotme plenare në Kuvend. Gjuzi e nisi fjalën duke kërkuar kryeministrin Edi Rama, të cilin siç...