Politike

Abilekaj kundër paketën anti-shpifje: Nëse heshtim sot s’do kemi mundësi të flasim nesër

18 Dhjetor 2019, 10:45 Nga DOSJA
Abilekaj kundër paketën anti-shpifje: Nëse heshtim sot s’do

TIRANË- Gazetari dhe drejtori i Dosja.al, Enton Abilekaj, nga protesta që po zvhillohet kundër paketës anti-shpifje, është shprehur se nuk duht heshtur sot, pasi nuk do kemi mundësi të flasim nesër. Abilekaj më tej u shpreh se kjo protestë është e heshtur dhe simbolike, çka nënkupton mbylljen e gojës.

Nëse heshtim sot s’do kemi mundësi të flasim nesër. S’ka nevojë të dalim të flasim për të tërhequr vëmendjen. Shalli i zi që po mbajmë është simboli i mbylljes së gojës që do tentojë të ndodhë pas miratimit të ligjit. Unë mendoj se nuk ka për të ndodhur, s’ka ndodhur në diktaturat më të egra. Ata që duan të flasin kanë për të folur dhe i kanë pranuar pasojat. Edhe pse janë internuar kanë folur sërish. Ky ligj s’do ketë efekt negative për gazetarët, do flasim veçse në kushte të papërshtatshme; nga qelia ose nga jashtë vendit. Ata që kanë bindjen se do flasin, do flasin. Kjo paketë s’duhet të miratohet sepse krijon institucione administrative që janë mbi drejtësinë.”, u shpreh drejtori i Dosja.al.

Pak ditë më parë Komisioni i Ligjeve, miratoi në parim paketën e cila do të kalojë në Kuvend më 18 dhjetor, me disa ndryshime të papërfillshme, siç është përzgjedhja përmes konkurrimit, e Bordit të Ankesave, një këshill i cili do të ketë fuqi për të gjobitur dhe mbyllur portalet. Ndërkohë që tek “Media”, anëtarët vendosën të ulnin gjobën për portalet në maksimumi 4 milionë lekë të vjetra, por socialistët janë tërhiqur dhe nga ekzekutimi i gjobës para vendimit të gjykatës. Është kjo një nga pikat më të nxehta të paketës anti-shpifje, e njoftuar prej 2 vitesh nga Rama, me arsyetimin se mediat online duhet të funksionojnë në bazë të rregullave. Komuniteti i gazetarëve, intelektualëve dhe organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kanë dalë kundër draftit, pasi sipas tyre bie në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Me këtë paketë, Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropë që gjobit gazetarët me vendime administrative, dhe i jep fuqi të plotë AMA-s, si një gjykatë për mediat.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike enton abilekaj paketa anti shpifje protesta e gazetareve 18 dhjetor rama kunder mediave enton abilekaj paketa anti shpifje protesta e gazetareve 18 dhjetor rama kunder mediave

Sondazh

Poll

Politike 18 Dhjetor 2019, 10:30

TIRANE- Kujtim Gjuzi është treguar i sinqertë në seancën e sotme plenare në Kuvend. Gjuzi e nisi fjalën duke kërkuar kryeministrin Edi Rama, të cilin siç...