Politike

Edi Rama kërkon ndihma për tërmetin: Diaspora të kontribuojë, Majko na thirri me urgjencë (VD)

18 Dhjetor 2019, 09:52 Nga DOSJA
Edi Rama kërkon ndihma për tërmetin: Diaspora të

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë sot në Këshillin Koordinativ të Diasporës, ku ka bërë thirrje të gjithëve që të ndihmojnë Shqipërinë për të përballuar situatën. Rama tha sa me diasporën duhet të ketë një institucionalizëm, pasi është një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin e Shqipërisë.

Më tej Rama citoi dhe Faik Konicën, i cili ka thënë se “Historia na mëson se gjithë ndryshimet politike kanë pasur përherë këta dy faktorë: emigrantët dhe një elitë të vogël, e lindur apo intelektuale, brenda vendit”. Prandaj dhe kreu i qeverisë përsëriti thirrjen për diasporën.

Më tej ai tha  kur kishte marrë materialin për në konfernecë, kishte para se salla kishte emrin e Jeronim De Radës, i cili për të është mishërimi i diasporës. “Se di nëse Pandi e ka zgjedhur këtë sallë të ngushtë thjesht se mban emrin e tij, por ai la pas testament poltiik se parashikonte ditën kur të gjithë shqiptarët në liri e begati thotë ai mund të ulen bashkë në një tryerze për të vendosur për të ardhmen”, shtoi Rama në fjalën e tij.

Po ashtu bëri dhe një batutë, ku shtoi se Majko e kishte ftuar me urgjencë që të ishte i pranishëm në orën 09:30. “Nga ministri që na ftoi me alarm të madh që në 9 e gjys duhet të ishim këtu e në fakt nisi me vonesë se ishin mbledhur disa të rinj nga Firence me pedagogë për një ekspozitë që titullohej “make your home dhe better place”, u shpreh kreu i qeverisë.

Situata pas tërmetit, po vijon të përmirësohet pasi shumë banorë janë strehuar në banesat e reja, fal dhe ndihmave nga fondacione  e qytetar të ndryshëm. Ende ka banorë që jetojnë në çadra e të tjerë ankohen se askush nuk i ka parë. Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ka nisur puna për mbledhjen e fondeve dhe në terren ka nisur dhe ndërtimi i banesave të reja nga fondacionet. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama keshilli koordinativ i diaspores rama thirrje diaspores tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama keshilli koordinativ i diaspores rama thirrje diaspores tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll