Politike

Gjergj Erebara: Qeveria s’ka bërë asnjë ndryshim, betejën e fituam, ndërkombëtarët kundër PS-së (VD)

18 Dhjetor 2019, 10:18 Nga DOSJA
Gjergj Erebara: Qeveria s’ka bërë asnjë ndryshim,

TIRANË- Gjergj Erebara, gazetar i BIRN, ka lexuar sot qëndrimin e gazetarëve për paketën anti-shpifje, duke thënë se ata janë kundër. Sipas deklaratës transformimet në draft janë e njëjta gjë dhe nuk kanë ndryshuar thelbin.

Nga protesta e gazetarëve ai shtoi se ligji do të kundërshtohet me mjete demokratike dhe e konsideroi betejen të fituar pasi PS është kundër ndërkombëtareve e krah gazetarëve e mediave.

Të gjitha transformimet në draft janë e njëjta gjë. Qeveria do të krijojë një regjim që është në kundërshtim me ndërkombëtarët. Ne do të kundërshtojmë ligjin me të gjithë mjetet demokratike. E konsideroj betejën e fituar, pasi socialistët do të vendosin nëse janë forcë europiane dhe anti-europiane. Nuk mund të ketë polic dhe regjistër për mediat. AMA nuk mund të kontrollojë mediat, nuk mund të shkojmë 3 shekuj pas. Ligji përveç medias censuron qytetarin. Edhe qytetarin e privon që të shkojë në Gjykatë”, u shpreh ndër të tjera Erebara.

Pak ditë më parë Komisioni i Ligjeve, miratoi në parim paketën e cila do të kalojë në Kuvend më 18 dhjetor, me disa ndryshime të papërfillshme, siç është përzgjedhja përmes konkurrimit, e Bordit të Ankesave, një këshill i cili do të ketë fuqi për të gjobitur dhe mbyllur portalet. Ndërkohë që tek “Media”, anëtarët vendosën të ulnin gjobën për portalet në maksimumi 4 milionë lekë të vjetra, por socialistët janë tërhiqur dhe nga ekzekutimi i gjobës para vendimit të gjykatës. Është kjo një nga pikat më të nxehta të paketës anti-shpifje, e njoftuar prej 2 vitesh nga Rama, me arsyetimin se mediat online duhet të funksionojnë në bazë të rregullave. Komuniteti i gazetarëve, intelektualëve dhe organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kanë dalë kundër draftit, pasi sipas tyre bie në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Me këtë paketë, Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropë që gjobit gazetarët me vendime administrative, dhe i jep fuqi të plotë AMA-s, si një gjykatë për mediat.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjergj erebara nderkombetaret kunder rames paketa anti shpifje protesta e gazetareve 18 dhjetor gjergj erebara nderkombetaret kunder rames paketa anti shpifje protesta e gazetareve 18 dhjetor

Sondazh

Poll