Politike

18 Dhjetor 2019, 10:30 Nga DOSJA

TIRANE- Kujtim Gjuzi është treguar i sinqertë në seancën e sotme plenare në Kuvend. Gjuzi e nisi fjalën duke kërkuar kryeministrin Edi Rama, të cilin siç tha, edhe deputetët e opozitës që janë në Kuvend, e duan, se në të kundërt, do t’a kishin rrëzuar.

“Ligji për investimet nuk shohim asgjë, themi do bëjmë aeroportin në Kukës, ku është zoti kryeminister? Nuk është në sallë po e ndjek ai e ndjek. Themi do bëjmë aerodrom, ku është se nuk po shohim gjë? Do dëgjojë se sbën ai. A ka më kohë kryeministri ti bëjë këto? Ju qytetarë që e doni, se dhe ne e duam se po mos ta donim do e kishim rrëzuar. Nuk është për të qesh o Korab, hajde në sallë dëgjo se 5 herë do dali Gjuzi këtu sot s’ke nga shko jena në fundvit e duhet ti japim llogari qytetareve, duhet ti themi pse ndodhi tërmeti? Kanë dalë ekspertet kane folur. O Korab nuk them ik nga shtepia jote ne Kamzes se do vij dhe unë të marr shpi me qira me nejt me ty por atje poshte janë vrimat e urithit. Edhe pse jam kunder presidenti Meta kishte info që do ndodhte tërmeti, për të tjerat s’ka të drejtë por për këtë kishte”.-tha Gjuzi. 

Deputeti i opozitës së re, që u fut aksidentalisht në Kuvend tha se PS është mbajtur gjallë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe i tha kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, se me kryetarin e PD, Lulzim Basha janë krushq.

Meta ju ka mbajt këtu 30 vite po mos ishin ata të dy, Meta dhe Monika dibranja jone, PS sdo ishte shumicë sot këtu. I keni votat për ta shkarkuar presidentin apo nuk doni? Kryetar i Kuvendit, je nip i Ali Pashë Tepelenës s’mund ta nisim me një orë vonesë, a ka më njeri me të gjujt me bojë? Kanë ardhur njerëz të kulturuar sot këtu. Ralf të lutem, kam konsideratën më të lartë për mbiemrin tënd, ne duhet të vendosim e vendosëm këtu parametra, qoftë baca qe eshte Sali Berisha, qoftë Basha që është dhëndri i kryetarit të Kuvendit, doni sdoni, le ta konfirmojë që s’është kështu thuaj që se kam krushk Lulzim Bashën, jemi për ti thënë shqiptareve që ne do bashkëpunojmw të gjithë bashke e smund të na thotë njeri tradhëtar. C’rëndësi ka me fut Rucin në burg tani 70 vjec sa është, po pse ta burgosim? Po u nxeh Tirona është e vështirë me u mor vesh me ne sot. 3 biznesmenë cek kanë ardh më kanë taku, në 11 të natës kam qenë në zyrat e kuvendit më thanë sna lejnë me investu na kërkojnë para. Nëse do i kërkoni para njerëzve PS do dalë në opozitë, kërkoni përsëri gjakderdhje e vllavrasje? Ata që kanë përgjegjesi duhet ta kuptojnë që ka mbaruar koha e tyre, jo ne nuk e burgosim bacën i themi rri aty se është rrit djali”, tha Gjuzi.

Deklaratat u bënë sot në Kuvend në një seancë maratonë që do të finalizohet me votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend. Rama u zotua se paketa anti-shpifje do të miratohet sot.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gramoz ruci kujtim gjuzi seanca plenare 18 dhjetor 2019 gramoz ruci kujtim gjuzi seanca plenare 18 dhjetor 2019

Sondazh

Poll