Politike

Gazetarët në protestë, reagon Meta: Nuk paragjykoj, fillimisht do shoh zhvillimet, më pas do veproj

18 Dhjetor 2019, 10:21 Nga DOSJA
Gazetarët në protestë, reagon Meta: Nuk paragjykoj, fillimisht do

TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta në një prononcim për media ka folur lidhur për paketën antishpifje. Kreu i shtetit ka qënë i ftuar në mbledhjen e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës që u mbajt paraditen e sotme bashkë me kryeministrin Rama dhe ministra të kabinetit të tij.

Para gazetarëve, Meta është shprehur se fillimisht nuk do të paragjykojë më pas do të procedojë në bazë të zhvillimeve. 

Të shohim si do jenë zhvillimet. Nuk mund të paragjykoj. Më pas do të veproj,”-tha Meta. 

Prononcimi i plotë i Metës për RTVOra:

Pyetje: Zoti President, sot në Parlament po diskutohet ligji i ashtuquajtur “anti-shpifje”. Ndërkohë gazetarët po kërkojnë që ky ligj të mos dekretohet nga ana juaj. Si do të veproni?

Presidenti Meta: Të shohim si do të jenë zhvillimet. Unë shpresoj të mos bëhen veprime të nxituara. Çdo veprim i imi do të jetë institucional dhe do të jetë transparent, por nuk mund të gjykoj asgjë. 

Pyetje: Më parë ju jeni shprehur se do ta mbroni me çdo kusht Kushtetutën dhe kishit paralajmëruar një tubim. Por për shkak të fatkeqësisë natyrore ju e shtytë atë tubim. Si do ta veproni tani?

Presidenti Meta: Unë e mbroj Kushtetutën çdo ditë edhe në çdo moment, që nga çasti që kam vënë dorën mbi Kushtetutë, sepse kjo është detyra kryesore e Presidentit të Republikës. Padyshim që kjo nuk është vetëm detyrë e Presidentit, por është e të gjithë popullit shqiptar, i cili e ka miratuar Kushtetutën me referendum më 22 nëntor të vitit 1998 dhe i cili për fat të keq që nga ajo periudhë e deri më tani ka lejuar t’i preket Kushtetuta në kohë të ndryshme, duke tronditur themelet e shtetit të së drejtës, gjë që ndihet sot nga të gjithë qytetarët shqiptarë. Presidenti së bashku me qytetarët do të përforcojnë themelet e Kushtetutës, që u votua më 22 nëntor 1998. Kjo është detyra ime dhe është detyra e të gjithëve ne.

Ndërkohë që gazetarët, shoqatat e mediave vendase dhe të huaja si dhe aktivistë të shoqërisë civile po protestojnë sot para Parlamentit prej orës 09:30, kundër miratimit të paketës anti-shpifje.

Për më shumë se një vit kjo paketë është kundër shtuar nga dhjetëra shoqata të gazetarëve, si dhe nga ndërkombëtarët, por qeveria nuk ka marrë parasysh kritikat dhe sot kërkon miratimin e ligjit në Kuvend.

vijon…

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta paketa antishpifje protesta e gazetareve 18 dhjetor ilir meta paketa antishpifje protesta e gazetareve 18 dhjetor

Sondazh

Poll