Politike

‘Gjobat të papërballueshme, AMA, agjenci censure’, Çipa tregon hapin e radhës: Ja çfarë do të bëjnë gazetarët po k

18 Dhjetor 2019, 09:54 Nga DOSJA
‘Gjobat të papërballueshme, AMA, agjenci censure’,

TIRANE– Drejtuesi i Unionit Shqiptar të Gazetarëve, Aleksandër Çipa është i pranishëm në protestën e gazetarëve, dhe është shprehur se paketa që do të votohet sot në Kuvend, e kthen AMA-n në një agjenci censure. Çipa, tha se mediat nuk kanë kapacitete për të paguar penalitetet e parashikuara në këtë paketë.

“Mënyra si është konceptuar ky ligj është e gabuar, sepse vetë mënyra si do funksionojë AMA nuk ka gjë tjetër veçse si e një agjencie censure. Penalitetet edhe në masën financiare janë drastike, të papërballueshme të gazetarëve. Kapacitete e tyre janë të pamjaftueshme. Ka dhe një gjë tjetër të shpërfilljes së lirisë së shprehjes. Mënyra si do merret masa nga AMA dhe kalimi menjëherë te sekuestrimi përmes përmbarimit, patjetër personi i prekur do ta çojë në gjykatë. Shpërfillja për t’iu drejtuar gjykatës është cënim i lirisë”, tha ai.

I pyetur nga News 24, se cili do të jetë hapi i radhës që do të merret nga ngazetarët, Çipa u shpreh: “Ne do t’i konsumojmë të gjitha mundësitë tona. Do t’i drejtohemi Presidentit për të mos e dekretuar. Jemi në diskutime me ndërkombëtarët, kemi reagime të shumta. Do të bashkohet solidariteti i organizatave më të rëndësishme në botë, një rrjet i Helsinkit është bërë në unitet me ne për zhbërjen e disa çrregullimeve, që vihen re në draftin që pritet të kalojë sot”.

Deklaratat vijnë në kohën kur Kuvendi një seancë maratonë finalizon votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha sot se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend. Rama u zotua se paketa anti-shpifje do të miratohet sot.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksander cipa protesta e gazetareve 18 dhjetor aleksander cipa protesta e gazetareve 18 dhjetor

Sondazh

Poll