Politike

‘Ramës i dhemb… i fryu pushteti në vesh’, Erion Kristo i ashpër me kryeministrin: Situata zgjidhet me vetë-rregullim

18 Dhjetor 2019, 09:47 Nga DOSJA
‘Ramës i dhemb… i fryu pushteti në vesh’, Erion

TIRANE– Pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si një kundërshtar të fjalës së lirë. Nga protesta e gazetarëve para Kuvendit, Kristo tha se Ramës i ‘dhemb’ fjala e lirë. Pedagogu bëri thirrje që mediat të zgjidhin situatën ku ndodhen përmes vetë-rregullimit.

Ky ligj nuk ka lidhje me shpifjen, ky ligj ka lidhje me kontrollin e informacionit, Ky ligj do t’i bëjë qytetarët të mos shprehin dot asnjë mendim të lirë. Një shans i vërtetë për t’i mbyllur gojën njerëzve. Edhe në kohërat kur njerëzit e dinin shumë mirë që do të dënoheshin, prapë flisnin. Sapo mori pushtetin, pushteti i fryu në vesh dhe e bëri të ndërrojë mendim. Vetëm ERTV është e drejta, e vërteta dhe jeta. Atij i dhëmb më shumë fjala e lirë e qytetarëve, ai e lyen mirë skenën, por e lyen keq prapaskenën. Aty i dhemb më shumë, se nuk pranon autoritetet tjetër përveç vetes. Do të mbulojë edhe të fundit, fjalën e lirë në mediat online. Thotë që rrjetet sociale nuk i prek, por thotë që do prekë thelbin, portalin. Çdo nen i ligjit është kapje e pushtetit. Thelbi i protestës është e drejta e qytetarëve për t’u informuar. Situata mund të zgjidhet me vetërregullim, janë të gjitha ligjet. Pushtetet janë të ndara dhe ai që i ndau pushtetet kishte më shumë mend se këta që duan t’i bashkojë“, tha Erion Kristo.

 

Deklaratat vijnë në kohën kur Kuvendi zhvillon një seancë maratonë që finalizohet me votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha sot se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend. Rama u zotua se paketa anti-shpifje do të miratohet sot.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion kristo paketa anti shpifje protesta e gazetareve 18 dhjetor erion kristo paketa anti shpifje protesta e gazetareve 18 dhjetor

Sondazh

Poll