Politike

Paketa anti-shpifje, raportuesi i PPE thirrje qeverisë: Tërhiq ligjin, rrezikohet integrimi në BE

18 Dhjetor 2019, 10:11 Nga DOSJA
Paketa anti-shpifje, raportuesi i PPE thirrje qeverisë: Tërhiq ligjin,

STRASBURG- Eurodeputeti, David Lega në një reagim në mediat sociale ka ritheksuar edhe njëherë se nuk është dakord me paketën anti-shpifje të propozuar nga qeveria. Raportuesi i Partive Popullore Evropiane, është shprehur se  nëse qeveria miraton ligjin do rrezikojë seriozisht integrimin në BE.

Grupi EPP në Parlamentin Evropian beson fuqimisht në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të përputhet me kriteret e Kopenhagut, që janë standardi bazë dhe minimumi për një vend kandidat.

Nëse qeveria Rama miraton legjislacionin e medias në plenare në formën e saj aktuale, ajo do të rrezikojë seriozisht shanset për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ata duhet të zbatojnë rekomandimet e lëshuara nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës”, shkruan Lega.

Pak ditë më parë Komisioni i Ligjeve, miratoi në parim paketën e cila do të kalojë në Kuvend më 18 dhjetor, me disa ndryshime të papërfillshme, siç është përzgjedhja përmes konkurrimit, e Bordit të Ankesave, një këshill i cili do të ketë fuqi për të gjobitur dhe mbyllur portalet. Ndërkohë që tek “Media”, anëtarët vendosën të ulnin gjobën për portalet në maksimumi 4 milionë lekë të vjetra, por socialistët janë tërhiqur dhe nga ekzekutimi i gjobës para vendimit të gjykatës. Është kjo një nga pikat më të nxehta të paketës anti-shpifje, e njoftuar prej 2 vitesh nga Rama, me arsyetimin se mediat online duhet të funksionojnë në bazë të rregullave. Komuniteti i gazetarëve, intelektualëve dhe organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kanë dalë kundër draftit, pasi sipas tyre bie në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Me këtë paketë, Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropë që gjobit gazetarët me vendime administrative, dhe i jep fuqi të plotë AMA-s, si një gjykatë për mediat.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike david lega nderkombetaret kunder rames paketa anti shpifje david lega nderkombetaret kunder rames paketa anti shpifje

Sondazh

Poll