Politike

Meta thirrje diasporës: Ndihmoni shqipërinë për të përballuar situatën pas tërmetit (VD)

18 Dhjetor 2019, 09:36 Nga DOSJA
Meta thirrje diasporës: Ndihmoni shqipërinë për të

TIRANË- Presidenti Ilir Meta nga mbledhja e Këshillit Koordinativ të Diasporës, ka bërë thirrje që e gjithë diaspora të ndihmojë të prekurit nga tërmeti për rimëkëmbje.

Meta sot në fjalën tha se “emigrimi është një sfidë e vështirë për vende modeste si ky i yni”, duke theksuar se kjo e fundit tashmë ka hyrë në një etapë të re dhe dërgesat e tyre monetare kanë ndikim të pazëvendezueshëm për vendin tonë.

Remitancat kanë pasur ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit, jo vetëm kanë ndikuar në uljen e varfërisë por kanë rritur standartin e jetesës për shumë familje shqiptare duke forcuar edhe sektorin e investimeve private. Dërgesat e diasporës janë në nivele të larta krahasuar me investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe mbeten një shtyllë e rendësishme e zhvillimit të vendit. Ndaj duhet bashkëpunojmë edhe më shumnë për të gjetur zgjidhje për problemet që has diaspora për të krijuar një klimë të favorshme për investimet e huaja në Shqipëri, duke krijuar strategji për ruajtjen e gjuhës shqipe, pasi gjuha është ajo që e mban një komb të bashkuar. Shqiptarët janë gjetur gjthmonë pranë njëri tjetrin në momente të vështira, edhe pse larg atdheut kanë qenë gjithnjë me mendje e zemër pranë bashkëatdhetareve, në këtë rast e falenderoj komitetin e diasporës në mbarë botën për ndihmën e solidaritetin në fatkeqësinë që goditi vendin tonë në 26 nëntor”, u shpreh Meta.

Situata pas tërmetit, po vijon të përmirësohet pasi shumë banorë janë strehuar në banesat e reja, fal dhe ndihmave nga fondacione  e qytetar të ndryshëm. Ende ka banorë që jetojnë në çadra e të tjerë ankohen se askush nuk i ka parë. Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ka nisur puna për mbledhjen e fondeve dhe në terren ka nisur dhe ndërtimi i banesave të reja nga fondacionet. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta keshilli koordinativ i diaspores tragjedia e 26 nentorit 2019 ilir meta keshilli koordinativ i diaspores tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll