Politike

Paketa anti-shpifje, kreu i KSHM: Gazetarët janë quajtur derra e qen, brenda janarit prezantojmë platformën e vetrregullimit

16 Dhjetor 2019, 10:08 Nga DOSJA
Paketa anti-shpifje, kreu i KSHM: Gazetarët janë quajtur derra e qen,

TIRANË- Kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, nga tryeza e organizuar nga opozita për paketën anti-shpifje. Në fjalën e tij Cukali u shpreh se  gazetarët janë krahasuar me derra dhe qen. Po ashtu ai u shpreh se brenda janarit Këshilli Shqiptar i Medias do të vijë me një alternative për vetrregullimin e medias.

Kjo është një e keqe shumë e madhe. Nuk besoj se ka një vend demokratik pa lirinë e shtypit. Vetëm në Kinë shkon. Ky ligj është rimëshiruar tre herë. Është ulur steka e standardit të medias. Gazetarët nuk lejohen në konferencat e kryetarit të qeverisë ku gazetarët e marrin vetëm live.

Ky ligj ka ardhur si pasojë se kryeministri ka krijuar një perceptim që mediat dhe gazetarët janë të këqinj. Pavarësisht se janë krahasuar me derra dhe qen. Brenda janarit Këshilli Shqiptar i Medias do të vijë me një alternative të re për veterregullimit. Për të thënë se nuk jemi vetëm kundër këtij ligji por kemi alternative për ta rregulluar”, u shpreh Cukali.

Deklaratat janë bërë sot nga tryeza e organizuar nga opozita për të diskutuar për paketën anti-shpifje, e cila kundërhstohet prej tyre. Kjo pasi qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake neës”, bllokohet për një vit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike keshilli shqiptar i medias koloreto cukali paketa anti shpifje tryeza e opozites me mediat keshilli shqiptar i medias koloreto cukali paketa anti shpifje tryeza e opozites me mediat

Sondazh

Poll