Politike

Akuzat për falsifikim formularësh/ Caktohet data e seancës së parë, Basha e dy zyrtarët e tjerë të PD-së dalin para Gjy

16 Dhjetor 2019, 09:52 Nga DOSJA
Akuzat për falsifikim formularësh/ Caktohet data e seancës

TIRANË- Caktohet data e seancës paraprake e kryedemokratit Lulzim Basha për akuzat e falsifikimit të formularëve. Mësohet se Basha bashkë me Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin do të dalin para togave të zeza më 13 janar. 

Dosja kundër kreut të Partisë Demorkatike Lulzim Basha, ish-sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani dhe financierit të së njëjtës parti, Ilir Dervishi mbërriti në Gjykatën e Tiranës më 12 dhjetor.

Të tre zyrtarët e PD-së janë nën akuzë për falsifikim formularësh dhe do të gjykohen nga gjyqtari paraprak, Lazër Sallaku, i cili u zgjodh disa ditë më parë.

Dosja e hetimit të kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së për falsifikimin e dokumenteve kishte mbetur e bllokuar në Prokurorinë e Tiranës pa një vendimmarrje finale për shkak se një nga tre prokurorët nuk kanë firmosur njoftimin e përfundimit të hetimeve.

Bëhet fjalë për prokurorin Kolë Hysenajn, i cili është hetuesi që nuk e firmosi që dosja për Bashën dhe dy demokratët e tjerë të kalonte në Gjykatë. Hysenaj kërkonte që në dosjen e Bashës të shtohej akuza për influencë ruse. Ndryshe nga kolegu i tyre, dosjen e kanë firmosur dy prokurorët e tjerë të çështjes Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako. 

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, i tha BIRN se Karanxha dhe Tako përjashtuan kolegun e tyre Hysenaj dhe e morën vendimin pa mendimin e tij. Hysenaj kërkonte gjithashtu që në dosjen e Bashës të shtohej akuza për influencë ruse.

 

Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishaj janë marrë të pandehur nga Gjykata për lobimin prej 675 mijë dollarësh me kompaninë “Muzin Capitol Partners”, në SHBA. Të tre akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve”, pasi nuk kanë bërë deklarimin e shumës në pasqyrat financiare të Partisë Demokratike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Ristani ka reaguar dhe ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur dashakeqësi. Basha, Ristani e Devishaj rrezikojnë deri në 7 vite burgim.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ristani basha ne gjykaten e tiranes ilir dervishi lobimi i pd ne shba lulzim basha merret i pandehur lulzim basha arben ristani basha ne gjykaten e tiranes ilir dervishi lobimi i pd ne shba lulzim basha merret i pandehur lulzim basha

Sondazh

Poll