Politike

Kryemadhi kundër paketës anti-shpifje: AMA bëhet hetuesi e AKEP si xhelat (VD)

16 Dhjetor 2019, 10:03 Nga DOSJA
Kryemadhi kundër paketës anti-shpifje: AMA bëhet hetuesi e AKEP

TIRANË- Monika Kryemadhi e pranishme sot në tryezën e thirrur nga opozita për mediat për paketën anti-shpifje. Në fjalën e saj Kryemadhi tha se me ligjet e reja, do kemi një AMA si një hetuesi dhe një AKEP si xhelat.

Më tej ajo tha se  sot situata është shumë e keqe, e ngjashme me situatën pas vitit 1945 kur nisi spastrimi i intelektuelëve.

“Ne si opozitë kemi marrë një vendim largimin nga parlamenti, vetëm një veprim i tillë i opozitës do të shfaqje figurën e vërtetë të një artisti që në thelb ka censurën. Do të kemi një AMA si një hetuesi dhe një AKEP si xhelat. Strategjia e shpopullimit është e Ramës ku po ikën klasa e mesme, biznesi, gazetarët, opinionistët sepse kanë sigurinë e shëndetësisë për fëmijët etj, e më pas do të sjellë censurën. Jemi në krah të gazetarëve, jam kundër pronarëve që nëpërmjet gazetarëve të bëjnë qoka nëpërmejt ERTV.

Të mbyllësh gojën e gazetarëve është shkelje e të drejtave të njeriut. Duhet solidaritet me njëri-tjetrin. Kemi të njëjtën situatë si 1945 ku nisën spastrimin e intelektualëve. Shqipëria pritet të marrë presidencën e OSBE dhe kryeministri ecën me mashtrim dhe propagandë”, u shpreh Kryemadhi.

Deklaratat janë bërë sot nga tryeza e organizuar nga opozita për të diskutuar për paketën anti-shpifje, e cila kundërhstohet prej tyre. Kjo pasi qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake neës”, bllokohet për një vit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi paketa anti shpifje tryeza e opozites me mediat monika kryemadhi paketa anti shpifje tryeza e opozites me mediat

Sondazh

Poll