Politike

Qeveria i kërkon Kuvendit zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë deri më 31 mars: Ka ende lëkundje, na duhen fonde

16 Dhjetor 2019, 09:12 Nga DOSJA
Qeveria i kërkon Kuvendit zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Parlamentit që të zgjatet gjendja e fatkeqësisë natyrore deri më 31 mars 2020. Kërkesa përfshin tri qarqet, Tiranë, Durrës dhe Kurbin, duke shtyrë shpalljen që u bë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, që la pas 51 viktima. 

Në një kërkesë që mban firmën e tij dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, që i është dërguar Kuvendit, shpjegohen edhe arsyet pse qeveria kërkon shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Në relacion, theksohet se duke pasur parasysh se lëkundjet e tërmetit ndonëse me frekuencë dhe intensitet më të ulët vazhdojnë të ndihen në qarqet e përmendura, veprimtaria e strukturave operacionale dhe nevoja e marrjes se masave në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore është emergjente, si në ditët e para të marrjes së masës.

Po ashtu theksohet se nëse vendi nuk është në gjendje fatkeqësie natyrore nuk mund të kërkohet as ndihmë nga jashtë, ndërkohë që konferenca e donatorëve është parashikuar në fund të janarit në Tiranë.

Në vendimin e qeverisë më tej theksohet se: “Ne rastin e gjendjes se fatkeqesise natyrore, shpallja e gjendjes kryhet me vendim te Keshillit te Ministrave, per nje afat 30-ditor dhe zgjatja e saj kryhet po nga Keshilli i Ministrave, me pelqimin e Kuvendit.  Parashikimet ligjore kushtetuese kerkojne qe zgjatja e afatit 30-ditor te kryhet nga Keshilli i Ministrave, duke marre “Pelqimin” e Kuvendit nderkohe qe ne baze te nenit 18, te ligjit nr.45/2019, “Per mbrojtjen civile”, Keshilli i Ministrave, nepermjet ministrit pergjegjes, informon Kuvendin per situaten e krijuar, rreziqet qe paraqiten dhe masat e marra per menaxhimin e situates, si dhe kerkon miratimin e tij per zgjatjen e gjendjes se fatkeqesise pertej 30 diteve. Ndërkohë që përsa i përket situatës, ende vazhdon puna per vleresimin e demeve dhe per shpemdarjen e ndihmave te ardhura nga shtete e organizata nderkombetare dhe donatore te brendshem.”

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik  pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”.

(J.V;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama kërkesë kuvendit për tërmetin tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama rama kërkesë kuvendit për tërmetin tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll