Politike

Rama shoqëron Alesion dhe Aurelin për në shkollë: Nuk u ndahem, s’jam kaq i butë sa duhet. Të merrni vetëm 10 (VD)

16 Dhjetor 2019, 07:19 Nga DOSJA
Rama shoqëron Alesion dhe Aurelin për në shkollë: Nuk u

KAMËZ- Kryeministri Edi Rama ka shoqëruar në shkollë, Aurelin dhe Alesion, dy fëmijët që u hodhën nga ballkonet e shtëpive për t’i shpëtuar tërmetit. Kreu i qeverisë ka shkuar në shtëpitë e tyre të reja dhe i ka marrë në makinën e tij.

Gjatë bisedës Kryeministri ka pyetur të dy fëmijet se si janë me notat dhe u ka kërkuar të mësojnë. “Duhet t’i keni të gjitha 10, lejohet ndonjë 9 rrallë, por prap nukduhet të jenë fare. Nuk u ndahem unë jo, du u ndjek pah pas hapi deri sa të mbaroni shkollën. Mos kujtoni se jam kaq i butë sa duket”, u shpreh Rama.

Më tej ka folur dhe për fëmijët e tjerë në shkollë dhe u tha dy djemve që të  “mos lejojnë të tjerët e të ngacmojnë shoqet, duhet të kujdeseni për to”.

Së bashku me Alesion dhe Aurelin, Rama ka shkaur deri tek klasat e tyre të reja, ku i ka prezantuar dhe mësuesit dhe me shokët e rinj. Shkolla “Ahmet Zogu”, për të pritur dy “miqtë” e rinj, u kishte rezervuar atyre nga një dhuratë, një uniformë të kombëtares shqiptare dhe një top futbolli.  

Aureli dhe Alesio, janë dy fëmijët që u hodhën nga ballkonet e shtëpive të tyre për t’i shpëtuar tërmetit të 26 nëntorit. Rama i ka vizituar të dy fëmijët që kur ishin shtruar në spital dhe u ka premtuar që nuk i lë kurrë vetëm. Pas premtimit se do u dhuronte bluzën e Donarumës dhe Ronaldos, kreu i qeverisë i mori me vete në Itali ku u takuan dhe me yllin portugez. Po ashtu dy fëmijët tashmë kanë dhe banesën e tyre të re me dhoma të personalizuara.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alesio cakoni aurel edi rama rakip suli tragjedia e 26 nentorit 2019 alesio cakoni aurel edi rama rakip suli tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll